KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Diplomati gjerman, Ischinger i reagon Bërnabiqit: Nuk zgjidhen problemet duke nxitur dhunë
Politikë

Diplomati gjerman, Ischinger i reagon Bërnabiqit: Nuk zgjidhen problemet duke nxitur dhunë

Kosova News
Kosova News 12:15 -25/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger ka reaguar ndaj kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, në lidhje me barrikadat dhe tensionet në veri të Kosovës. Është dita e 16-të që kur janë vendosur barrikadat në veri dhe janë bllokuar rrugët që çojnë në pikat kufitare Jarinjë e Bërnjak. Po ka herë pas here edhe gjuajtje të shokë-bombave.

Ischinger ka thënë se është i shqetësuar me tensionet dhe se Bashkimi Evropian duhet të marrë rol vendimtar dhe urgjent.

Ai ka pyetur në postim në Twitter nëse Serbisë i është bërë me dije se nxitja e dhunës ndaj një shteti fqinj si Kosova do të bëjë të pamundur vazhdimin e procesit drejt anëtarësimit në BE.

E ndaj postimit të Ischingerit reagoi Bërnabiq. Ajo kishte treguar “arsyet” pse serbët në veri po qëndrojnë në barrikada.

“I dashur Ischinger, a e dini pse serbët po protestojnë? Lutjet e tyre janë: 1) Të implementohet Marrëveshja e Brukselit (e nënshkruar në vitin 2013!); 2) Rregullat bazike të sundimit të ligjit (mos të arrestohet sipas dëshirës dhe të mbahet peng pa pasur asnjë kontakt me familjet e tyre). Është tepër për të kërkuar? Në kundërshtim me vlerat e BE-së?”, ka shkruar Bërnabiq.

Por, Ischinger është kundërpërgjigjur. Ai tha se nuk zgjidhen çështjet duke nxitur dhunë.

“Ka sigurisht kërkesa legjitime, nga të dyja palët, në fakt. Ajo që nuk është në rregull, është që të adresohen shqetësimet e tilla nëpërmjet nxitjes së dhunës dhe shqetësimit publik. Serbia e di saktësisht si të veprojë si fuqi e përgjegjshme! Krishtlindja do të thotë paqe!”, ka shkruar Ischinger në Twitter.

Dear @ischinger, do you even know why Serbs are protesting? Their pleas: 1) implement the Brussels Agreement (signed in 2013!); 2) basic rule of law (not to be arrested at will & kept hostage without even a contact with their families). Too much to ask for? Contrary to EU values? https://t.co/8iMlPzTZWU

— Ana Brnabic (@anabrnabic) December 24, 2022

Ndryshe, barrikadat e vendosura në veri të vendit tash e gjashtëmbëdhjetë ditë po vazhdojnë të qëndrojnë, ndërsa pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak janë të bllokuara.

Vërehet prezencë e shtuar e pjesëtarëve të KFOR-it, në të dy drejtimet e kufijve me Serbinë.

Policia e Kosovës ka shtrirë pikëkontrollet e saj në drejtimin Mitrovicë – Leposaviq me qëllim të pengimit të aktiviteteve kriminale, por duke siguruar kështu edhe lëvizjen e lirë.

Ndryshe, situata e përgjithshme e sigurisë në veri të vendit aktualisht është e qetë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, para tre ditësh ka ritheksuar nga Mitrovica se policia ka kapacitete dhe është e gatshme t’i largojë barrikadat, mirëpo, është në pritje të një përgjigjeje nga KFOR-i, andaj akoma nuk është vendosur për diçka të tillë.

Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar se pas Krishtlindjeve do të takohet me komandantin e KFOR-it, për të sqaruar se si do veprohet me barrikadat në veri të Kosovës.

Në një konferencë për media të shtunën, Kurti tha se Qeveria është në pritje që KFOR-i të veprojë, por “kjo nuk mund të tolerohet pafundësisht”, sepse këto nuk janë barrikada civile, por “barrikada të njerëzve të uniformuar dhe të armatosur”.

Sot dita e 16-të e barrikadave në veri, prezencë e shtuar e KFOR-it dhe Policisë së Kosovës

Gjithashtu lexoni:

Qeveria merr 13 vendime në mbledhjen e sotme – mbështet mërgatën, shqiptarët në Luginë dhe projektet zhvillimore në komuna

SBASHK-u – mësimdhënësve: Mos nënshkruani kontrata të reja të punës

Arsim Ademi, kandidat i VV-së për kryetar të Vitisë

Bashkëshortja e Arbnor Spahiut shpërthen ndaj institucioneve: Me heshtjen tuaj po bëheni bashkëfajtorë!

Qeveria ndan rreth 626 mijë euro për arsimin dhe lobimin institucional për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

Kosova News 25/12/2022 25/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
broken clouds
22° _ 22°
73%
3 km/h
Sat
27 °C
Sun
30 °C
Mon
33 °C
Tue
33 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Ismaili: BQK-ja për dy vjet kontribuoi me 35 milionë euro në buxhet të Kosovës
23:12 -27/06/2025
Vuçiqi kërcënon para Vidovdanit në Kosovë: Do të vijë dita kur do të veshim fanella serbe lirshëm
23:09 -27/06/2025
Dy të lënduar, Policia deklarohet mbi aksidentin në Pejë
22:47 -27/06/2025
Qeveria merr 13 vendime në mbledhjen e sotme – mbështet mërgatën, shqiptarët në Luginë dhe projektet zhvillimore në komuna
21:55 -27/06/2025
Të shtëna me armë në Prishtinë
21:18 -27/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?