KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dimër stabil me rrymë, por me çmime të paparashikueshme
Ekonomi

Dimër stabil me rrymë, por me çmime të paparashikueshme

Kosova News
Kosova News 11:12 -10/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas dy vjetësh të paqëndrueshëm me rrymë, me rritje çmimesh e me thirrje për kursim, Kompania kosovare për Distribuimin e Energjisë Elektrike, KEDS, garanton për këtë dimër furnizim stabil.

Për këtë qëllim, KEDS-i ka bërë investime në rrjetin shpërndarës të energjisë elektrike.

“Investimet e realizuara garantojnë furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike për të gjithë”, ka thënë për REL-in Lulzim Krasniqi, zëdhënës në këtë kompani.

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia – një ndër eksportueset më të mëdha të gazit natyror – ka ndikuar në furnizimin me energji gjetiu në botë, sidomos në vitin që ka nisur, më 2022.

Për rrjedhojë ka pasur mungesa të rrymës dhe rritje çmimesh.

Kosova nuk arrin t’i plotësojë nevojat e mbi 1.7 milion banorëve të saj me rrymë, andaj edhe importon nga bursat e huaja.

Cilat janë kapacitetet e Kosovës?

Kosova ka kapacitet të prodhojë rreth 800 megavate rrymë në orë, ndërsa nevojat e saj, në ditë dimri, arrijnë deri në 1.300 megavate në orë.

Një nga arsyet për nënprodhim është vjetërsia me dekada e termocentraleve.

Korporata Energjetike e Kosovës, e cila është përgjegjëse për prodhimin e energjisë elektrike, ka thënë se aktualisht ka në operim njësitë A-3 dhe A-4 të Termocentralit Kosova A, si dhe njësinë B-2 të Termocentralit Kosova B, me kapacitet prej rreth 500 megavatesh. KEK-u tha se gjatë sezonit dimëror pritet të ketë në operim njësi shtesë, me kapacitet prej rreth 760 deri në 800 megavate.

“Megjithatë, asnjëherë nuk mund të përjashtohet fakti se njësitë tona gjeneruese janë të vjetruara dhe nuk garantojnë 100 për qind operim të sigurt, që do të thotë se edhe mund të kemi ndonjë ndërprerje të prodhimit të paplanifikuar, por jo më gjatë se 72 orë”, ka thënë KEK-u.

Vitin e kaluar, sipas Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), janë importuar mbi 750 mijë megavate energji elektrike, ndërsa nga termocentralet e Korporatës Energjetike të Kosovës janë prodhuar rreth 6.35 milionë megavate.

Çmimi i energjisë elektrike në bursën hungareze HUPX, nga ku importon Kosova, ka qenë 91 euro për megavat, më 9 shtator.

Për krahasim, në gusht të vitit të kaluar ka shkuar deri në rreth 430 euro për megavat, ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit 2021 ka qenë rreth 150 euro.

Në KEDS thonë se nevojat për import do të vazhdojnë edhe këtë dimër dhe se çmimet në bursat ndërkombëtare “do të jenë të paparashikueshme”.

“Se a do të ketë rritje ose jo të çmimit të energjisë elektrike, kjo nuk varet nga ne, por nga tregu dhe shumë faktorë të tjerë. Mund të themi që pasiguritë rreth furnizimit me gaz natyror të Evropës vazhdojnë”, ka shtuar Krasniqi.

Vitin e kaluar, çmimi mestar i rrymës për kategorinë e konsumatorëve familjarë ka shkuar në 6.14 euro për kilovat – nga 5.60 euro sa ka qenë në vitin 2021.

Ndërsa, për konsumatorët jofamiljarë, çmimi mesatar i rrymës në vitin 2021 ka qenë 8.39 euro, për të shkuar në 9.27 euro në vitin 2022.

Në prill të këtij viti, çmimi është rritur sërish – për 15 për qind për të gjitha kategoritë e konsumatorëve.

Krasniqi thotë se kursimi i rrymës dhe shfrytëzimi racional i saj do të kërkohen edhe gjatë këtij dimri.

Qeveria e Kosovës dhe mekanizmat e sektorit të energjisë kanë kërkuar vazhdimisht nga qytetarët që të kursejnë.

Për qëllim kursimi, në gusht janë subvencionuar mbi 2.000 familje për izolimin e shtëpive. Projekti prej 10 milionë eurosh është mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe është zbatuar nga Fondi i Kosovës për Efiçencë të Energjisë.

Më 5 shtator, Qeveria e Kosovës ka lansuar, po ashtu, Programin për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm, të cilët do të subvencionohen për pagesën e faturave të energjisë elektrike.

Në këtë kategori janë përfshirë: personat me aftësi të kufizuara, prindërit vetushqyes dhe pensionistët që jetojnë vetëm.

“Nëse një familje ka katër anëtarë dhe i ka më pak se 600 euro të ardhura mujore mesatare, mund të kualifikohet për programin”, ka thënë ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Programi në fjalë do të jetë njëvjeçar. /REL

Gjithashtu lexoni:

Investim strategjik në energji, Rahoveci bëhet me park solar prej 105 MW

Kurti: Po shqyrtojmë mundësinë për të marrë gazin amerikan

ATK: Regjistrimi i punëtorëve hap i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të tyre

Basha inspekton punimet në rrugën Kijevë–Zahaq: Brenda shtatë ditësh pritet të hiqet pengesa tek ura e Dollcit

Rikhehet në funksion A4-shi, pas riparimit vjetor

Kosova News 10/09/2023 10/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
broken clouds
27° _ 27°
66%
8 km/h
Thu
31 °C
Fri
32 °C
Sat
38 °C
Sun
36 °C

Lajmet e Fundit

Argjentina e mposht Anglinë dhe siguron finalen e Botëorit
23:14 -15/07/2026
Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë
21:27 -15/07/2026
Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd
20:48 -15/07/2026
Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare
20:24 -15/07/2026
Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së
20:15 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?