Një veturë është djegur të martën në fshatin Gllamnik të Podujevës, e në të dyshohet se ka qenë edhe një person. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, e ka konfirmuar për KOHËN, duke thënë se vetura Golf 7 ishte me targa serbe.
“Po. Dyshohet se në veturë ka eshtra njeriu. Vetura është me targa të shtetit serb. Hetimet po vazhdojnë”, ka thënë ai.


