Një veturë është përfshirë nga zjarri në rrugën “Muharrem Fejza”, në Prishtinë, më 28.02.2024.Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot, rreth orës 15:00, është raportuar se në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë , një automjete janë përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar” – tha Ahmeti.
Zëdhënësja shtoi se Policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë rastin.


