Në orët e mbrëmjes ka filluar të digjet një shtëpi në fshatin Vraniq të Komunës së Suharekës. Kosovanews mëson se zjarri ka ardhur si pasojë e një rrufeje e cila ka goditur shtëpinë, fatmirësisht pa pasoja në njerëz por me dëme materiale pasiqë është djegur tërësisht një kat i shtëpisë. Zjarrëfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur ta shuajnë zjarrin. Sipas banorëve shtëpia është e një mërgimtari dhe ai këto ditë kishte shkuar në mërgim duke e lënë shtëpinë të mbyllur.


