Një zjarr i madh ka përfshirë një deponi hekurishtesh në fshatin Shupkovc të Mitrovicës.
Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se brenda deponisë ndodhen edhe bombola gazi, çka ka rritur rrezikun dhe ka vështirësuar ndërhyrjen e ekipeve emergjente.
Për shkak të situatës së krijuar, është bllokuar qarkullimi i automjeteve në hyrje të Mitrovicës. Autoritetet kanë ndërmarrë masa sigurie, ndërsa aktualisht qarkullimi drejt qytetit mund të zhvillohet vetëm përmes Tunelit dhe fshatit Zasellë.
Institucionet përkatëse pritet të japin informacione shtesë lidhur me shkaqet e zjarrit dhe dëmet e shkaktuara.



