Një banesë është përfshirë nga zjarri në lagjen ‘Mati 1″ në Prishtinë, të premten pasdite (01.03.2024).
Në vendngjarje kanë dalë njësitë e zjarrfikësve të cilët kanë intervenuar për shuarjen e zjarrit.
Policia e Kosovë ka thënë se nuk është raportuar për persona të lënduar.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, ka konfirmuar se zjarri ka shpërthyer rreth orës 17:00.
“Sot, rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen ‘Mati 1’, në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një banesë. Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar”- ka thënë ajo.
Sipas saj, në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia, të cilët po merren me rastin.