Para pak çastesh ka shpërthyer një zjarr i madh në fshatin Zabel i Ulët i Komunës së Drenasit.
Sipas fotografive të dërguara në KosovaNews nga lexuesit tanë, tym i zi ka mbuluar fshatrat e Drenasit nga djegia e mbeturinave.
Nga ajo që shihet ky tim i zi është pasojë e djegies së gomave të veturave dhe ende nuk dihet se a kanë shkuar zjarrëfikësit që ta shuajnë këtë zjarr i cili po e ndot masivisht ambientin.