Një rast tjetër i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur mbrëmë rreth orës 18:00 në Ferizaj.
Kësaj radhe të përfshira në këtë vepër janë gjetur dy femra të cilat thuhet se i kanë shkaktuar lëndime njëra-tjetrës dhe për këtë shkak edhe janë arrestuar.
“DHUNË NË FAMILJE – Ferizaj 17.05.2023 – 18:00. Janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare nën dyshimin se janë përfshirë në rastin e lart-cekur. Dy të dyshuarat dhe viktima kanë pranuar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit sy të dyshuarat janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.


