Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24-orësh.
Në raportin e Policisë bëhet e ditur se rastet e dhunës kanë ndodhur në Prishtinë, Viti, Pejë, Deçan dhe Malishevë.
Lexoni raportin e plotë:
Prishtinë/ 21.04.2025 – 12:00. Më 28.04.2025 është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se ka shkaktuar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Viti / 28.04.2025 – 07:30. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht viktimën femër shtetas serbe. Palët janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është liruar.
Pejë / 28.04.2025 – 02:00 Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor, ndërsa i dyshuari është në kërkim nga policia.
Deçan / 28.04.2025 – 17:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj dy viktimave një mashkulli dhe një femre kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Malishevë / 28.04.2025 – 20:00. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar ka përdorur dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës femër kosovare e cila si pasojë ka pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.