KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Andin Hoti: Kriminelët e luftës duhet të ndëshkohen me dënime të rënda
Siguri

Andin Hoti: Kriminelët e luftës duhet të ndëshkohen me dënime të rënda

Kosova News
Kosova News 09:02 -29/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas lëshimit të urdhërarrestit për Millan Radoiçiq dhe 19 serbë të tjerë, për krime lufte në Kosovë, kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti, ka theksuar rëndësinë e ndëshkimit të kriminelëve të luftës. Ai kërkoi që ky proces të mos përfundojë me dënime të ulëta, siç ka ndodhur në të kaluarën.

Hoti, për RTKlive ka thënë se, si familjar i një të zhdukuri dhe njëkohësisht kryesues i Komisionit për Persona të Zhdukur, konsideron se ky urdhërarrest është një hap i rëndësishëm, por që nuk mund të shërojë plagën e familjeve të viktimave pa vendosur drejtësinë. Ai ka theksuar se dhimbja e familjarëve nuk mbaron me identifikimin e të zhdukurve, por kërkon ndjekjen penale dhe dënimin e kriminelëve të luftës.

“Plaga e të zhdukurve dhe dhimbja e familjarëve nuk përfundon as me identifikimin e të zhdukurve, sepse drejtësia duhet të vihet në vend,” ka deklaruar Hoti.

“Krimet makabre që këta dhe të tjerë si këta i kanë kryer, të veshur me petkun e njeriut, kur në fakt kanë humbur çdo cilësi njerëzore, qofshin në Gjakovë apo kudo tjetër në Kosovë, nuk kanë tjetër rrugë përveç ndjekjes penale dhe ndëshkimit të merituar,” ka shtuar ai.

Hoti gjithashtu ka theksuar se krimet e kryera gjatë luftës dhe gjenocidi ndaj popullit shqiptar nuk harrohen dhe as nuk parashkruhen. Ai ka shprehur shqetësimin se këta kriminelë mund të përballen me akuza formale dhe dënime të ulëta, duke kujtuar shembuj të ngjashëm ku kriminelë të luftës janë dënuar me dënime të lehta.

“Kam frikë se këta kriminelë mund të mbesin vetëm nën akuza formale ose të dënohen me masa të lehta, shumë më të vogla krahasuar me peshën e krimeve që kanë kryer,” ka potencuar Hoti.

Ai ka përmendur gjithashtu protestën që ka marrë pjesë në Krushën e Vogël, kur qytetarët kundërshtuan uljen e dënimit për kriminelin Tasiq, i cili u dënua me vetëm 11 vite burg për masakrën.

“Duke e parë këtë lajm, më është kujtuar protesta në të cilën kam marrë pjesë para disa vitesh bashkë me qytetarët e Krushës së Vogël, kur protestuam kundër uljes së dënimit të kriminelit tjetër, Tasiq, i cili në fund u dënua me vetëm 11 vite burg për masakrën në Krushë të Vogël”, ka thënë Andin Hoti për RTKlive. 

Gjithashtu lexoni:

Mashtrim me SMS në emër të bankave, arrestohen dy persona – mbi 50 mijë euro dëme dhe 150 viktima vetëm në rajonin e Prishtinës

Prokuroria në Pejë kërkon paraburgim ndaj dy serbëve që ushtronin presion për të votuar Listën Serbe

Vrasja në Gjakovë, Spitali “Isa Grezda” njofton për të plagosurit

Prokurori i shtetit: 15 të ndaluar dhe dy kërkesa për paraburgim brenda 24-orëve të fundit

Kurti falënderon qytetarët pas zgjedhjeve: Vazhdojmë të punojmë, krejt për shtetin

Kosova News 29/04/2025 29/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

KQZ jep detaje se kur mund të certifikohen rezultatet zgjedhore
17:12 -08/06/2026
Ishte heroi i përmbysjes ndaj Barcelonës, Origi tërhiqet nga futbolli
16:54 -08/06/2026
Rrugës për në Kosovë, Hysaj dhe Shehu “bëjnë” gara me makina
16:30 -08/06/2026
Mashtrim me SMS në emër të bankave, arrestohen dy persona – mbi 50 mijë euro dëme dhe 150 viktima vetëm në rajonin e Prishtinës
16:04 -08/06/2026
BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të institucioneve
15:51 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?