KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dhoma e Përfaqësuesve miratoi projektligjin që mund të ndalojë Tik Tokun
Botë

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi projektligjin që mund të ndalojë Tik Tokun

Kosova News
Kosova News 09:02 -14/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Dhoma e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë miratuar një projektligj që mund të ndalojë platformën ‘TikTok’.

Pavarësisht që projektligji kaloi me shumicë dërrmuese në një votim dypartiak, ai ende duhet të shqyrtohet nga Senati dhe të nënshkruhet nga presidenti për t’u bërë ligj, shkruan BBC.

Nëse projektligji arrin të sigurojë miratimin në Senat, Presidenti Joe Biden ka premtuar ta nënshkruajë atë sapo të vendoset në tryezën e tij, gjë që mund të shkaktojë një grindje diplomatike me Kinën.

Nëse merret ky vendim, kompania kineze në pronësi “Byte Dance” do të detyrohet që brenda gjashtë muajsh t’i shet aksionet ose aplikacioni do të bllokohet në SHBA.

Republikani Mike Gallagher, i cili është bashkëautor i projektligjit, tha se SHBA nuk mund të “merrte rrezikun e të pasurit një platformë lajmesh dominuese në Amerikë të kontrolluar ose në pronësi të një kompanie që i përket Partisë Komuniste Kineze”.

Kompanitë kineze i nënshtrohen një ligji të sigurisë kombëtare që u kërkon atyre të ndajnë të dhënat me qeverinë sipas kërkesës.

Shefi ekzekutiv i TikTok, Shou Zi Chew tha se kompania ishte e përkushtuar t’i mbante të dhënat e saj të sigurta dhe platformën “të lirë nga manipulimet e jashtme”, veçmas për 150 milionë përdorues në SHBA.

Ai paralajmëroi se ligji, nëse miratohet, do të nënkuptonte ndalimin e aplikacionit në SHBA, duke i dhënë “më shumë fuqi një grushti kompanish të tjera të mediave sociale” dhe duke vënë në rrezik mijëra vende pune amerikane.

Megjithatë, një hetim nga “Wall Street Journal” në janar zbuloi se sistemi ishte ende “poroz”, me të dhënat që ndaheshin jozyrtarisht midis TikTok në SHBA dhe ByteDance në Kinë. Rastet e profilit të lartë, duke përfshirë një incident ku punonjësit e ByteDance në Kinë ndërhynë në të dhënat e një gazetari për të gjetur burimet e tyre, kanë ngjallur shqetësime.

Ligjvënësit amerikanë pritet të votojnë pro ndalimit të TikTok-ut në SHBA

Gjithashtu lexoni:

Bisedimet shtyhen për nesër — Rusia dhe Ukraina në tryezën e paqes në Stamboll – Shpresë për fundin e luftës pas tre vitesh gjakderdhje

Putini refuzon të takohet me Zelenskyn

Peci tregon se kë e ka cilësuar “hajvan” Albin Kurti

Zelensky: Ukraina e gatshme për negociata por Rusia nuk dëshiron armëpushim

Haradinaj pas takimit me presidenten: Do ta votojmë për kryetar të Kuvendit një person unifikues

Kosova News 14/03/2024 14/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
light rain
13° _ 12°
91%
1 km/h
Fri
11 °C
Sat
15 °C
Sun
17 °C
Mon
19 °C
Tue
18 °C

Lajmet e Fundit

Krasniqi përjashton mundësinë e koalicionit me Vetëvendosjen
23:11 -15/05/2025
Bisedimet shtyhen për nesër — Rusia dhe Ukraina në tryezën e paqes në Stamboll – Shpresë për fundin e luftës pas tre vitesh gjakderdhje
22:55 -15/05/2025
Von der Leyen publikon foton me liderët e Ballkanit Perëndimor në Tiranë
22:53 -15/05/2025
Putini refuzon të takohet me Zelenskyn
22:51 -15/05/2025
Policia konfiskohen 18 motoçikleta në Ferizaj
22:48 -15/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?