KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dhjetë të akuzuarit në rastin “Subvencionet V” dënohen me mbi 6 vjet burgim dhe mbi 30 mijë euro gjobë
Siguri

Dhjetë të akuzuarit në rastin “Subvencionet V” dënohen me mbi 6 vjet burgim dhe mbi 30 mijë euro gjobë

Kosova News
Kosova News 13:37 -13/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve Burim Selmani, Kastriote Bajrami-Sejdiu, Adushe Ukshini, Valon Hoti, Granit Abdyli, Faruk Ymeri, Abdullah Tërstena, Blerton Ostergllava, Avdyl Sejdiu dhe Muzafer Maliqi, në rastin e njohur si “Subvencionet V”.

Në total, dhjetë të akuzuarit e lartcekur janë dënuar me 6 vjet e 10 muaj burgim dhe 31 mijë e 100 euro gjobë.

Sipas aktgjykimit, i akuzuari Selmani, u dënua me 3 muaj burg dhe me 5 mijë euro gjobë për veprën penale “Ushtrim ndikimi”. I njëjti për veprën penale “Mashtrim me subvencione” u dënua edhe me 3 muaj burg dhe 15 mijë euro gjobë. Ndaj tij gjykata shqiptoi dënim unik me 5 muaj burg dhe 20 mijë euro gjobë.

Ndërsa, e akuzuara Bajram-Sejdiu, u dënua me 5 muaj burg dhe 500 euro gjobë për veprën penale “Dhënie ryshfeti”.

Ndërkaq, sipas aktgjykimit i akuzuari Ukshini, u dënua me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë, për veprën penale “Marrje ryshfeti”. Ndaj tij gjykata shqiptoi edhe dënim plotësues, dy vite ndalim i ushtrimi i funksionit në administratë publike apo funksioneve në shërbime publike.

Kurse, i akuzuari Hoti, u dënua me 9 muaj burg dhe 500 euro gjobë për veprën penale “Marrje ryshfeti”. Të njëjtit gjithashtu iu shqiptua dënim plotësues, dy vite ndalim i ushtrimi i funksionit në administratë publike apo funksioneve në shërbime publike.

Shpallja e këtij aktgjykimit për këtë rast u bë të hënën, nga gjykatësja, Violeta Namani, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Tutje, sipas aktgjykimit, i akuzuari Abdyli, u dënua me 9 muaj burg dhe 100 euro gjobë për veprën penale “Ushtrim i ndikimit”.

Me 6 muaj burg dhe 1 mijë euro gjobë për veprën penale “Dhënie ryshfeti”, u dënua i akuzuari Ymeri.

Për veprën penale “Dhënie ryshfeti” u dënua me 6 muaj burg dhe 1 mijë euro edhe i akuzuari Ostërgllava.

Gjithashtu, edhe i akuzuari Sejdiu, u dënua me 6 muaj burg dhe 1 mijë euro gjobë për veprën penale “Dhënie ryshfeti”.

Ndërsa, i akuzuari Tërstena u dënua me 6 muaj burgim dhe 1 mijë euro gjobë për veprën penale “Dhënie ryshfeti”.

Edhe i akuzuari Maliqi u dënua me 6 muaj burg dhe 1 mijë euro gjobë për veprën penale “Dhënie Ryshfeti”.

Sipas aktgjykimit, të akuzuarit e lartcekur janë të obliguar që secili veç e veç t’i paguajnë shpenzimet e procedurës në emër të paushallit gjyqësorë shumën prej 100 euro, si dhe për Fondin për Kompensimin të Viktimave të Krimit shumën prej 100.

Ndryshe, në seancën fillestare të akuzuarit Selmani, Bajrami-Sejdiu, Ukshini, Hoti, Abdyli , Ymeri, Tërstena, Ostergllava, Sejdiu dhe Maliqi kishin pranuar fajësinë për veprat penale me të cilat ngarkoheshin.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 21 mars 2024 ka ngritur aktakuzë në rastin “Subvencionet V” ndaj 18 të akuzuarve lidhur me keqpërdorimet me subvencione, duke i ngarkuar me veprat penale “Ushtrim ndikimi”, “Mashtrim me subvencione”, “Marrje ryshfeti”, “Dhënie ryshfeti” dhe “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas aktakuzës të akuzuar në këtë rast janë tetë zyrtarët: Kujtim Zariqi, Luan Statovci, Sadat Shkodra, Kastriote Bajrami-Sejdiu, Aferdita Gjokaj, Adushe Ukshini, Valon Hoti dhe Bejtullah Pira. Si dhe 10 qytetarët: Burim Selmani, Granit Avdyli, Valdete Ismaili, Feriz Jonuzi, Faruk Ymeri, Avdullah Terstena, Blerton Ostergllava, Avdyl Sejdiu, Muzafer Maliqi dhe Alban Novosella.

Gjithashtu lexoni:

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA

Ministri Xhelal Sveçla shpall persona non grata drejtorin e Telekomit të Serbisë, Vladimir Luçiq

Policia gjen veshje dhe pajisje ushtarake të fshehura në një puset në Mitrovicë të Veriut

Gërmimet në lokacionin e tretë në Zubin-Potok, konfirmohet prania e mbetjeve mortore

Dogana parandalon një rast të kontrabandës me mallra në Qafë Prush

Kosova News 13/05/2024 13/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
scattered clouds
21° _ 20°
70%
1 km/h
Sat
32 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
37 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA
23:28 -07/08/2026
IKD: Moskonstituimi i Kuvendit deri më 7 gusht shkel Kushtetutën, por procesi duhet të vazhdojë
21:02 -07/08/2026
Tahiri kërkon seancë të jashtëzakonshme sonte në 22:30
20:23 -07/08/2026
Kurti ia ofron PDK-së kryeparlamentarin për president
20:00 -07/08/2026
Nesër vazhdon seanca konstituive
18:29 -07/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?