KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dhjetë shpikjet teknologjike, që e ndryshuan jetën tonë në 20 vitet e fundit
Teknologji

Dhjetë shpikjet teknologjike, që e ndryshuan jetën tonë në 20 vitet e fundit

Kosova News
Kosova News 09:21 -30/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Me ardhjen e vitit 2000, ndiheshim sikur ishim tashmë në të ardhmen. Por shumë gjëra që sot na duken të domosdoshme, nuk ishin ende të disponueshme për ne. 

Ja cilat janë inovacionet teknologjike, të cilat e kanë ndryshuar botën dhe mënyrën tonë të jetesës nëfillim të mijëvjeçarin e tretë.

Viti 2000: GPS dhe makina hibride

Sistemi i Pozicionimit Global (GPS) u krijua që në vitin 1973 nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së për qëllime ushtarake. Por qasja në këtë teknologji është e hapur për të gjithë që nga maji i vitit 2000. Edhe pse me një saktësi të kufizuar prej 10-20 metrash, ajo ishte e mjaftueshme për shpikjen dhe përhapjen e gjerë të navigatorëve satelitorë.

- Reklamë -

Makina e parë hibride në botë ishte Toyota Prius, e cila u hodh në treg në Japoni në vitin 1997, ndërsa në tregun botëror vetëm në vitin 2000. Deri më sot ajo ka arritur në serinë e saj të gjashtë. Toyota Prius është ende makina hibride më e shitur në botë dhe pioniere e një revolucioni që sapo kishte filluar.

2001: Wikipedia

Wikipedia, enciklopedia online më e konsultuar në botë, u themelua më 15 janar 2001. Para saj, për të mbledhur dije dhe informacione, ishte e nevojshme të shfletoheshin vëllime tëmëdha dhe të shtrenjta, që megjithatë duhej të zëvendësoheshin dhe përditësoheshin me kalimin e kohës. Me përhapjen e internetit erdhi enciklopedia e parë e shkruar nga përdoruesit, e lirë dhe shumëgjuhëshe, dhe që mbetet ende sot një burim thelbësor i koncepteve.

2003: Harta e gjenomit njerëzor

Në vitin 2003 u arrit deshifrimi i parë i informacionit gjenetik që përmban ADN-ja jonë. Në realitet, dekodimi i tij përfundoi vetëm në vitin 2022. Por ndërkohë informacioni i marrë ka lejuar hapa gjigantë në diagnostikimin dhe trajtimin e shumë sëmundjeve.

2004: Rrjetet sociale

Shërbimi i parë i “rrjetit social” daton që në vitin 1997 dhe quhej SixDegrees. Më pas mbërritën Linkedin dhe Myspace (2003). Por me themelimin e Facebook, që nga viti 2004, ne jemi dëshmitarë të bumit të një fenomeni, i cili vitin e kaluar përfshinte 4.7 miliardë njerëz në botë (94 për qind e atyre që kanë qasje në internet).

2007: Telefonat inteligjentë

Ngrini dorën dhe thoni se kush mund të bëjë sot pa të. E megjithatë, vetëm 15 vjet më parë “telefon i zgjuar” nuk ekzistonte. Telefoni, videokamera, kamera, kompjuteri, ora me zile, ora, riprodhuesi muzikor, navigatori dhe mijëra aplikacione të tjera u kombinuan për herë të parë në Apple iPhone.

2009: Bitcoin dhe printimi në 3d

Versioni i parë i Bitcoin, monedha virtuale më e përdorur në botë, doli në vitin 2009 nga inxhinieri kompjuterik japonez Satoshi Nakamoto. Kjo shpikje çoi më pas në përhapjen e mbi 2000 kriptomonedhave të ndryshme, duke ndikuar në botën e financave dhe investimeve, shkruan Focus dhe trensmeton KosovaNews

Procesi i printimit në 3 dimensione ka lindur në vitin 1986 me stereolitografinë. Por që nga viti 2009, me skadimin e patentës për teknologjinë FDM (Fused Deposition Modeling), po shohim përhapjen e saj në shumë fusha, nga mjekësia në ndërtim, deri në hulumtimet mbiushqimin.

2011: Ndihmësi virtual

I pari që u hodh në treg ishte Siri (nga kompania Apple), duke kurorëzuar një rrugëtim tëgjatë në fushën e komandave zanore, që ishte nisur nga kompania Bell që në vitin 1952.Kompania Microsoft u kundërpërgjigj në vitin 2014 me Cortana-n. Por pika e kthesës erdhi me Alexa dhe Google Home, të cilat integrojnë asistentët virtualë duke sjellë automatizimin e shtëpive moderne.

2014: Tv sipas kërkesës

Interneti e ka revolucionarizuar mënyrën se si shohim TV. Nëse deri 10 vjet më parë, ishte praktikë ndryshimi i kanaleve apo marrja me qira e DVD-ve, sot gjithnjë e më shumë njerëz mbështeten tek platformat që ofrojnë përmbajtje transmetimi sipas kërkesës në këmbim të një tarife vjetore. Bumi erdhi me Netflix, më pas erdhi Apple TV, Prime Video, Disney+ etj.

Gjithashtu lexoni:

Jagxhiu takon Hysenin, flasin për digjitalizimin e shërbimeve publike

Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtjen e prodhuesve vendorë

Policia jep detaje për arrestimin e një personi në Graçanicë, dyshohet për ryshfet në zgjedhje

Sorensen pas vizitës në Kosovë dhe në Serbi: Pashë përkushtim për normalizimin e marrëdhënieve

Theren me thikë dy persona në Prizren, policia jep detajet e fundit

Kosova News 30/04/2023 30/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
22:02 -05/06/2026
Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?