KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dezinformimi dhe shëndeti riprodhues: Një sfidë në rritje për politikat publike dhe të rinjtë
Rajon

Dezinformimi dhe shëndeti riprodhues: Një sfidë në rritje për politikat publike dhe të rinjtë

Kosova News
Kosova News 11:54 -16/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Legjislacioni në fushën e shëndetit riprodhues në Shqipëri, po vihet përballë sfidës së  keqinterpretimit, si pasojë e  dezinformimit dhe mospërfshirjes së ekspertëve të fushës dhe gazetarëve profesionistë në trajtimin e këtyre çështjeve.

Përballë një klimë të re komunikimi, të dominuar nga rrjetet sociale dhe nga rryma konservatore, ekspertët e shëndetit paralajmërojnë se informacionet e pasakta po deformojnë debatet dhe po pengojnë miratimin e politikave bashkëkohore dhe në përputhje me standardet europiane.

Drejtorja ekzekutive e Qendrës Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (QSHPZH) Elona Gjebrea, vëren se në debatin publik rreth ligjeve të fundit, si ai për barazinë gjinore dhe ligji për shëndetin riprodhues, janë evidentuar raste të shumta keqinterpretimesh nga rryma konservatore dhe aktorë të tjerë që kanë ndikuar në perceptimin e publikut.

“Sikurse dhe po shikojmë tani dhe me ligjin për barazinë ligjore, dezinformimi, keqinformimi, mospërfshirja e specialistëve të fushës, të gazetarëve profesionistë në çështje kaq të rëndësishme për sa i përket ligjeve, të cilat priten të miratohen, disa tashmë janë miratuar në parlament, ndihmon që rrymat konservatore, por dhe gjithë shoqëria shqiptare të ndikohet nga perceptime të gabuara, të cilat në fakt minojnë punën e grupeve të tëra të rëndësishme që janë të përfshira në ligje, sikurse ishte ligji për barazinë gjinore, sikurse dhe ligji për shëndetin riprodhues. Në fakt, këto janë ligje, të cilat janë të rëndësishme, janë në përputhje me gjithë direktivat e Bashkimit Europian, por ndërkohë tregon dhe progresin e një shoqërie për të pasqyruar të gjitha nevojat që ligje të vjetra, ligje të miratuara prej shumë vitesh kanë nevojë të përmirësohen. “ – u shpreh ajo.

Zonja Gjebrea theksoi se institucionet duhet të shoqërojnë çdo nismë ligjore me komunikim të qartë dhe të thjeshtë për publikun, për të shmangur hapësirat ku dezinformimi mund të përhapet.

E pyetur mbi njohuritë e të rinjve për mënyrat kontraceptive, zonja Gjebrea informoi se  të rinjtë po marrin gjithnjë e më shumë vendime për shëndetin seksual nga rrjetet sociale, ndërsa shmangin këshillimin profesional.

Sipas saj, në shumë raste të rinjtë përdorin metoda kontraceptive pa përshkrim mjekësor; marrin informacion të pasaktë nga platformat online; hezitojnë të kërkojnë ndihmë nga profesionistët e shëndetit dhe përdorin pilula aborti që nuk janë të licencuara.

Ndaj ajo theksoi se është e domosdoshme që të intensifikohet edukimi, ndërgjegjësimi dhe aksesimi i të rinjve në shërbime të sigurta e profesionale me përfshirjen aktive të prindërve, dhe komunitetit.

Gjithashtu lexoni:

Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade

QKUK: 136 ndërhyrje për rindërtimin e gjirit,pa pritje dhe me implante falas

Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Fier

Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje

Protestat në Tiranë / Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 3 të arrestuarit para Parlamentit

Kosova News 16/11/2025 16/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
18° _ 16°
78%
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
29 °C
Sat
33 °C
Sun
21 °C

Lajmet e Fundit

Sulmuesi i Egjiptit shpërthen ndaj gjyqtarit pas eliminimit: Kupa po i jepet Argjentinës
22:59 -07/07/2026
Ekstradohet nga Hungaria në Kosovë i kërkuari me fletarrest ndërkombëtar
22:12 -07/07/2026
Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti
20:56 -07/07/2026
Argjentina mposht Egjiptin me përmbysje dhe kalon tutje
20:18 -07/07/2026
Basha inspekton rrugën Mitrovicë–Jarinjë dhe Urën e Leshakut
19:15 -07/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?