KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Dezinformim i qëllimshëm” – Kryeziu demanton Klan Kosovën për fshehjen e faktit se raporti përfshin shpenzimet e të gjitha institucioneve
Politikë

“Dezinformim i qëllimshëm” – Kryeziu demanton Klan Kosovën për fshehjen e faktit se raporti përfshin shpenzimet e të gjitha institucioneve

Kosova News
Kosova News 11:24 -16/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka reaguar ashpër ndaj një kronike të publikuar mbrëmë nga Klan Kosova, duke e cilësuar atë si “dezinformatë të qëllimshme”.

Sipas Kryeziut, televizioni ka paraqitur të gjitha shpenzimet e institucioneve publike si “shpenzime të Qeverisë Kurti”, ndonëse raporti i publikuar qartësisht përfshin shpenzimet e të gjitha institucioneve, përfshirë komunat, agjencitë, Kuvendin, Presidencën dhe Qeverinë.

“Kronika e mbrëmshme e Klan Kosovës qëllimshëm ia faturon të gjitha shpenzimet ‘Qeverisë Kurti’, përkundër faktit se aty bëhet fjalë për shpenzimet e të gjitha institucioneve publike… E them qëllimshëm sepse raporti, të cilit i referohet kronika, e qartëson se aty paraqiten shpenzimet e institucioneve qendrore dhe lokale të vendit”, ka shkruar ai.

Kryeziu thekson se këto nuk janë “shpenzime luksi”, siç u paraqitën në kronikë, por shpenzime të domosdoshme për funksionimin e institucioneve kyçe të vendit, përfshirë Policinë, Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe shpenzimet për ngrohjen e shkollave, që hyjnë në kategorinë e karburanteve dhe lëndëve djegëse.

Ai e akuzon Klan Kosovën për tentativë për të krijuar perceptim të rremë tek qytetarët:

“Tendenca për t’i ngjyrosur këto si shpenzim luksi, por edhe për t’ia faturuar gjithë shumën vetëm qeverisë qendrore, përbën dezinformatë të qëllimshme dhe nuk i shërben informimit të saktë e të drejtë të qytetarëve”, ka deklaruar Kryeziu.

Reagimi i tij vjen në një periudhë kur debati publik për mënyrën e përdorimit të mjeteve buxhetore ka qenë intensiv, ndërsa qeveria dhe institucionet po përballen me kritika të ndryshme mbi transparencën financiare.

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian

Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira

Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar

Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk

Kusari-Lila: Jemi gati për të rinisur bisedat për koalicion nëse ka qartësi nga pozicionimi i LDK-së

Kosova News 16/11/2025 16/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak
22:20 -24/07/2026
Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian
21:29 -24/07/2026
Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira
20:50 -24/07/2026
Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar
20:45 -24/07/2026
Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk
20:07 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?