Katër persona janë arrestuar gjatë ditës se djeshme, pas një operacioni të kryer nga njësitet e Policisë së Kosovës në dy regjione, në Podujevë dhe Vushtrri.
Në raportin e sotëm të Policisë janë dhënë edhe disa detaje për operacionin e djeshëm.
Aty thuhet se janë sekuestruar dy vetura, tri armë zjarri, 147 fishekë, gjashtë aparate të lojërave të fatit, një DVR video incizime, pesëmbëdhjetë telefona dhe nëntë shtëpiza kompjuteri.
Siç njofton policia, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, deri në marrjen e një vendimi tjetër nga organet e drejtësisë.
“FAJDE – Podujevë, Vushtrri, Lipjan 17.05.2023 – 06:00. Gjatë një operacioni policor në dy regjione është bërë kontrolli në shtatë lokacione banimi dhe janë arrestuar kate persona të dyshuar meshkuj kosovarë. Gjatë kontrollit janë sekuestruar dy vetura, tri armë zjarri, 147 fishekë, gjashtë aparate të lojërave të fatit, një DVR video incizime, pesëmbëdhjetë telefona dhe nëntë shtëpiza kompjuteri. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës.


