KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dështon votimi i buxhetit të Prishtinës për vitin 2025
Politikë

Dështon votimi i buxhetit të Prishtinës për vitin 2025

Kosova News
Kosova News 11:45 -30/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në një mbledhje të jashtëzakonshme të mbajtur të hënën, Kuvendi Komunal i Prishtinës nuk arriti të miratojë buxhetin për vitin 2025.

Dështimi i miratimit erdhi pas vendimit të Lëvizjes Vetëvendosje, partia më e madhe opozitare, për të lëshuar mbledhjen, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nuk mori pjesë fare në këtë seancë.

Asamblistët e VV-së e arsyetuan vendimin e tyre duke theksuar se nuk ishin mbajtur dëgjime publike paraprakisht, gjë që ata e konsideruan joligjore për buxhetin e propozuar

Shefi i asamblistëve të VV-së, Gëzim Sveçla, ka theksuar se ky buxhet nuk i shërben Prishtinës dhe se është një moment kritik për zhvillimin e kryeqytetit.

“Nuk i keni votat e nevojshme, e keni sjell draftin e njëjtë, mendësi të njëjtë. Siç e dini ky është një moment vendimtarë që determinon vizion për zhvillim. Është moment kritik dhe se VV nuk mund të mungoj siç nuk ka munguar asnjë herë në raste të tilla. Kemi përkrahur dhe kemi mbështetur çdo iniciativë që është në të mirë të kryeqytetit. Për këtë buxhet as nuk jemi pyetur as nuk jemi konsultuar. Vazhdojmë të mendojmë që ky buxhet nuk i shërben Prishtinës por është buxhet zgjedhor i LDK-së i krijuar nga zyrtarë të LDK për interesat e tyre partiake, për ta shtyre përpara agjendën zgjedhore”, ka thënë Sveçla.

Ndërkaq, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka mbajtur një fjalim para asamblistëve të kryeqytetit, ku ka paraqitur përpjekjet për përpilimin e buxhetit të vitit 2025.

Rama theksoi se procesi ka qenë jashtëzakonisht transparent dhe se është përfshirë një gamë e gjerë kërkesash nga qytetarët.

“Përpilimi i buxhetit super transparent, kemi marrë shumë kërkesa edhe nga qytetarët, por edhe përmes metodave të ndryshme. Përpilimi ka qenë i gjatë dhe transparent, ku kërkesat e qytetarëve shkojnë në drejtori përkatëse, dhe ata përpilojnë më pas kërkesat dhe i drejtojnë tek unë. Kërkesat kanë qenë në investime kapitale”, ka thënë Rama.

Drejtoresha e Financave në Komunën e Prishtinës, Valbona Makolli, konfirmoi se buxheti për vitin 2025 është 128.100.224 euro, duke theksuar se për këtë vit ka një rritje prej mbi 4 milionë eurosh.

“Sipas qarkores buxhetor të ndarë nga Ministria e Financave për vitin 2025 për kryeqyteti janë paraparë 128.100.224 euro buxheti për Prishtinën. Dallimi është mbi 4 milionë euro”, ka thënë Makolli.

Nora Kelmendi nga VV-ja kritikoi buxhetin, duke thënë se ai nuk përputhet me vizionin e zhvillimit që kryetari e kishte paraqitur gjatë fushatës zgjedhore.

“Në këtë buxhet nuk po e shohim vizion për zhvillimin e qytetit. Ky buxhet duhet që të jetë në përputhje edhe me vizionin tuaj. Ky buxhet është punuar vetëm sa për sy e faqe. Në këtë buxhet nuk ka projekte por ka tenderë. Është koha e fundit që ju si kryetar të reflektoni e të punoni sepse ju ka mbetur vetëm edhe një vit qeverisje. Jam e bindur se ju si LDK sot e 100 vjet nuk do ta fitoni më Prishtinën”, ka thënë Kelmendi.

Nga ana tjetër, shefja e grupit të asamblistëve të LDK-së, Jeta Rafuna, bëri thirrje për mbështetje të buxhetit, duke e cilësuar atë si themel për projektet e vitit të ardhshëm dhe duke paralajmëruar se bllokimi i tij rrezikon mirëqenien e qytetarëve.

“Është buxhet që është themel për të gjitha projektet për vitin e ardhshëm. Ju bëjë thirrje partive politike që të mos e bllokojnë këtë. Bllokimi i pakuptueshëm rrezikon mirëqenien e qytetarëve të Prishtinës. Vota për këtë buxhet është për shëndetësi më të mirë, zhvillim ekonomik, për një jetë më të mirë dhe te dinjitetshme për qytetarët tanë. Si LDK asnjë herë edhe kur kemi qenë opozitë nuk kemi qenë bllokues të buxhetit të Prishtinës”, ka theksuar Rafuna.

Përkrahje këtij propozimi i kanë dhënë edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate.

Gjithashtu lexoni:

Nisin punimet për rikonstruktimin e segmentit Arllat – Malishevë

IHMK: MotI me diell, pasdite priten reshje

Gjykata Supreme pezullon gradimet në Policinë e Kosovës

Bankat në Kosovë ulin disa nga tarifat e shërbimeve, theksohet rritja e konkurrencës dhe transparenca financiare

Ekzekutohen nga 100 euro për punëtorët e sektorit privat, Murati njofton edhe për mbështetjen e studentëve

Kosova News 30/09/2024 30/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Vjen drita e gjelbër nga senati: Zvicra shton praninë ushtarake në Kosovë
12:32 -16/06/2026
Shtyhet gjykimi ndaj Ramadan Morinës për krime lufte
12:10 -16/06/2026
Ganimete Musliu ka një lutje për Mulla Osmanin e VV-së
11:39 -16/06/2026
Nisin punimet për rikonstruktimin e segmentit Arllat – Malishevë
11:37 -16/06/2026
Kush është Xhavit Musa, shqiptari i kërkuar nga Interpoli dhe për çfarë akuzohet?
11:30 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?