KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit për shkak të kuorumit, Haxhiu: Kemi obligime që duhet të adresohen
Politikë

Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit për shkak të kuorumit, Haxhiu: Kemi obligime që duhet të adresohen

Kosova News
Kosova News 11:38 -13/05/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Mbledhja  e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës ka dështuar të mbahet për shkak të mungesës së kuorumit, pasi në takim morën pjesë vetëm kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu dhe nënkryetarja Emilja Rexhepi.

Haxhiu tha se në rend dite kanë qenë trajtimi i raportit të shpenzimeve të Kuvendit për vitin 2025 dhe disa çështje që lidhen me obligimet e Kuvendit ndaj delegacioneve, por mungesa e anëtarëve të tjerë të Kryesisë ka pamundësuar zhvillimin e mbledhjes.
Ajo deklaroi se Kuvendi, ndonëse është shpërndarë, ka ende obligime institucionale që duhet të adresohen nga Kryesia.

“Për sot ka qenë e paraparë një mbledhje e Kryesisë së Kuvendit, ndonëse Kuvendi i Republikës së Kosovës është shpërndarë, ne kemi obligim si Kryesi e Kuvendit që t’i adresojmë disa procese që i kemi para vetes. Dhe në këtë rast e kemi pasë trajtimin e raportit të shpenzimeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2025 dhe disa çështje të tjera të cilat janë obligime të Kuvendit në raport me mbështetjen e delegacioneve dhe të tjera si këto. Por, siç po shihni, në këtë mbledhje të Kryesisë isha vetëm unë dhe Emilje Rexhepi, nuk kishim anëtarë të tjerë të Kryesisë. Unë kam informatë që zotëri Gola,
nënkryetari i Kuvendit, është jashtë vendit zyrtarisht, pra në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, dhe për të tjerët, të paktën unë, nuk kam pasur informacione për mungesën e tyre. Andaj edhe si rezultat nuk kemi pasur kuorum për trajtimin e këtyre çështjeve në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit. Ndoshta partitë politike janë të zëna tani me çështjen e listave zgjedhore, por megjithatë jemi në një situatë të tillë dhe do të përpiqemi që këtë mbledhje që e kemi pasur të paraparë ta përfundojmë sot, ta mbajmë në ditët vijuese”, tha ajo.

Gjithashtu lexoni:

Osmani: Të evitohen zgjedhjet, vendi të bëhet me president që mbron Kushtetutën

Abdixhiku: LDK-ja tërhiqet nga çdo kërkesë për pozita dhe merr përsipër të kontribuojë pa asnjë përfitim politik në shmangien e krizës aktuale

Tahiri kërkon takim me Deharin për seancën e nesërme

Haxhiu, kritikon qasjen e PDK-së: Stafi i kuvendit të mos përfshihet në përplasjet politike

LDK mbledh sot grupin parlamentar

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?