Në mungesë të kuorumit ka dështuar mbledhja e kryesisë së Kuvendit. E kryetari Dimal Basha pas dështimit të kryesisë, ka folur lidhur me takimin që pati me presidenten e vendit Vjosa Osmani,
Ai tha se në këtë takim e ka informuar atë lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit.
Më tutje Basha tha se takimi i sotëm ishte më shumë për konsultim por që u bojkotua nga PDK dhe LDK ja.
Basha, ka thënë se është pamundësuar mbledhja e kryesisë për shkak të mungesës së nënkryetarëve nga PDK dhe LDK.
“Për mua ka qenë një mbledhje vec konsultative me u konsultu me nënkryetarët për hapat e radhës, ata kanë refuzu”, tha ai.


