Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ka dështuar për arsye se opozita nuk mori pjesë në votim të rendit të ditës, duke shkaktuar mungesën e kuorumit.
Lidhur me këtë, deputeti nga radhët e PDK-së, Hajdar Beqa, tha se kjo qeveri nuk i ka numrat për të vazhduar më tutje.
Ai më tej theksoi se është në të mirën e vendit që sa më shpejtë të drejtohen te qytetarët për ta marrë besimin prej fillimit.
“Mendoj se s’ka kredibilitet më Kuvendi i Republikës së Kosovës, as Qeveria, sidomos pas përgjimeve mes shefes së GP të LVV-së, Mimoza Kusarit-Lila, dhe të kryekriminelit Radojçiq, si dhe të përfaqësuesit të Listës Serbe, Igor Simiq”, deklaroi deputeti nga radhët e PDK-së Hajdar Beqa.
Ai, madje, tha se nuk ka kredibilitet të shkohet më tutje, derisa vuri në dukje inçizimin, në të cilin flitej për pagën e veteranëve të UÇK-së.


