KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dështon mbledhja e Komisionit Hetimor për MPJD-në, mungojnë deputetët e pozitës
Politikë

Dështon mbledhja e Komisionit Hetimor për MPJD-në, mungojnë deputetët e pozitës

Kosova News
Kosova News 14:07 -30/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, e planifikuar të mbahej sot, ka dështuar për shkak të mungesës së deputetëve të pozitës.

Në rendin e ditës ishte paraparë të diskutohej niveli i menaxhimit të marrëdhënies së punës dhe angazhimi i ekspertëve në këtë fushë.

Kryetarja e Komisionit, Time Kadrijaj, ka shprehur zhgënjimin e saj për mungesën e vazhdueshme të interesimit nga ana e deputetëve të pozitës, duke theksuar se kjo është hera e tretë brenda javës që mbledhja shtyhet.

Ajo ka theksuar se përgjegjësia për sabotimin e punës së Komisionit bie mbi deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).

“Brenda kësaj javë tri herë është shty. Janë email-at janë komunikimet që i kemi bërë, në mënyrë që me i përshtatë  ti kemi prezent këtu, por po shihet që s’ka interesim. Ne do të vazhdojmë me thirr prapë sepse nuk kom dashtë faji të më mbetet mu. Po i ftoj ashtu siç e kam obligim ligjor do ti thërras. Në qoftë se ata dëshirojnë ta sabotojnë është përgjegjësi e LVV. Kjo është tendencë që mos të zbardhet e vërteta se çfarë po ndodh në ministrinë e Punëve të Jashtme”, ka deklaruar Kadrijaj.

Sipas Kadrijajt, në mbledhjen e sotme ishte paraparë të diskutohej për CV-të e ekspertëve dhe të votohej për angazhimin e tyre.

“Në mungesë të kuorumit, detyrohem ta mbyll këtë mbledhje”, ka përfunduar ajo.

Gjithashtu lexoni:

“Seancë kur të ketë marrëveshje”, Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate

Kusari-Lila: S’ka alternativë tjetër përveç dialogut!

Faton Peci: Sa më shumë ura në Mitrovicë, aq më shumë bie vlera e prezencës së forcave në urën qendrore

Alica Kearns shpërndan reagimin e Ramës ndaj Vuçiqit për Ibrin: Kjo është diplomaci

Farage propozon burgosjen e të huajve jashtë Britanisë, Kosova në listë

Kosova News 30/05/2024 30/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
61%
Wed
32 °C
Thu
32 °C
Fri
32 °C
Sat
32 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Policia vazhdon kontrollet në fshatin Jabukë të Zubin Potokut
23:15 -11/08/2026
Kurti takohet me senatoren e SHBA-së: Bondsteel duhet të shndërrohet në prezencë ushtarake të përhershme në Kosovë
19:38 -11/08/2026
SHBA reagon ndaj deklaratave të Vuçiqit për Ibrin
19:26 -11/08/2026
I dyshuar për vrasje në tentativë, Policia shpall në kërkim Vezir Hazirajn
15:12 -11/08/2026
“Seancë kur të ketë marrëveshje”, Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate
15:07 -11/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?