KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dështimi i seancave për shkak të përkthyesëve, KGJK-ja hap konkurs
Lajme

Dështimi i seancave për shkak të përkthyesëve, KGJK-ja hap konkurs

KosovaNewss
KosovaNewss 23:40 -26/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Mungesa e përkthyeseve është një nga arsyet si shkak të cilave në Kosovë dështojnë të mbahen seanca gjyqësore. Këtë problem, Këshilli Gjyqësor i Kosovës po synon ta zgjidhë, me angazhimin e tetë përkthyeseve të rinj.

“Kam kontaktu në mëngjes për përkthyes…” Në mungesë të përkthyesit, në Gjykatën Themelore të Pejës, para pak javësh dështoi të nis gjykimi në rastin Brezovica.

Sikur Peja, mungesë të përkthyeseve kanë edhe Gjykatat e tjera gjithandej Kosovës.

Ndonëse më mirë se në të kaluarën, gjendje e mirë nuk është as në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

“Tani kanë filluar punën edhe gjyqtarët e rinj. Prapë se prapë, shtatë përkthyes për mbi 120 gjyqtarë është numër i vogël. Sepse ne i kemi të gjitha departamentet, është Gjykata më e madhe, kemi departamentin administrativ, kemi departamentin special, që Gjykatat në qytetet e tjera nuk e kanë, e aty është edhe puna më voluminoz”, ka deklaruar Blerta Krusha – Përkthyese.

Për të përmirësuar situatën, Këshilli Gjyqësor tashmë ka hapur një konkurs.

“Për tetë (8) pozita konkursi është publikuar dhe është duke u zhvilluar procedura e rekrutimit.  KGJK, varësisht nga nevojat ka rritur në mënyrë te vazhdueshme numrin e pozitave për përkthyes për të plotësuar nevojat e gjykatave”, ka thënë Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Numri i pamjaftueshëm i përkthyeseve, Lavdim Makshana nga IKD, thekson se ndër vite ndikoi në vonesa të lëndëve.

“Për shkak të volumit të madh të shkresave, kemi pasur disa raste kur përkthyesit janë vonuar në përkthimin e shkresave penale, apo civile. Kjo ka ndikuar që rastet të shtyhen për një afat më të gjatë dhe kjo ka ndikuar që seancat të mos mbahen brenda afateve të caktuara ligjore”, ka theksuar Lavdim Makshana – IKD.

E Blerta Krusha tregon se as kushtet në seanca nuk janë të mira për ta.

“Në seanca kur shkojmë, kushtet nuk i kemi fare të mira. Sepse ne si përkthyes nuk i kemi as kabinat, nuk kemi as dëgjuese, as mikrofon që duhet të kemi. Ne duhet vazhdimisht të ulemi afër palës që t’u pëshpëritim në vesh ose me e ngritë zërin për me dëgjua e gjithë salla”, ka thënë Blerta Krusha – përkthyese.

Gjykata Themelore e Mitrovicës ka numrin më të lartë të përkthyeseve, gjithsej 16-të

Gjithashtu lexoni:

E konfirmon IPK-ja: Arrestohen 5 zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan

Aliu godet ish-qeverisjen e PDK-së në Shtime: Ish-kryetari dhe djali i mixhës shpronësuan tokën publike për të ndërtuar kompleks banesor privat

Hapet rruga Hani Elezit – Shkup, ishte mbyllur shkak i zjarreve të mëdha

Rama akuzon Qeverinë për bllokim të buxhetit

Kosova dhe Luksemburgu me Memorandum Mirëkuptimi, mbështetja në vlerë prej dhjetëra miliona eurosh

KosovaNewss 26/03/2023 26/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
few clouds
23° _ 21°
54%
2 km/h
Mon
36 °C
Tue
34 °C
Wed
26 °C
Thu
20 °C
Fri
22 °C

Lajmet e Fundit

Lladrovci i bindur: Kandidat për kryetar të Drenasit ka veç një, e ai jam unë
22:05 -07/07/2025
E konfirmon IPK-ja: Arrestohen 5 zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan
21:59 -07/07/2025
Aliu godet ish-qeverisjen e PDK-së në Shtime: Ish-kryetari dhe djali i mixhës shpronësuan tokën publike për të ndërtuar kompleks banesor privat
21:37 -07/07/2025
Lëvizja befasuese e verës, Man City po synon ta aktivizojë klauzolën e yllit të Interit
20:35 -07/07/2025
Hapet rruga Hani Elezit – Shkup, ishte mbyllur shkak i zjarreve të mëdha
20:30 -07/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?