Zyra e Prokurorisë Speciale me seli në Hagë ka nisur procesin e paraqitjes së provave përkatësisht dëgjimin e dëshmitarëve në rastin ndaj ish- krerëve të UÇK-së Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.
Dëshmitarja e parë për rastin në fjalë është grua.
Meqë hyn në grupin e dëshmitarëve të mbrojtur, asaj po i fshihet identiteti dhe zëri gjatë dhënies së dëshmisë së saj.
Madje seanca herë pas here po kalon në dyer të mbyllura dhe nuk po transmeton pjesë as edhe me zë me të cilat gjykata dyshon se mund të zbulohet identiteti.
Për të parë gjykimin klikoni në linkun më poshtë