Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po mbahet po vazhdon të mbahet seanca gjyqësore në rastin e ish- krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçt, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.
Tashmë kanë kaluar disa orë dhe përveç hyrjes prej disa minutave pjesa tjetër e seancës ku po flet dëshmitarja e parë në këtë rast po vazhdon të jetë e mbyllur për publikun.
Kujtojmë se kjo seancë është duke u zhvilluar e mbyllur për publikun dhe nuk po transmetohen as deklaratat e dëshmitarës me arsyetimin që të ruhet identiteti i saj.
Krejt në fillim të seancës, duke iu përgjigjur pyetjeve të prokurorit, ajo tregoi se është intervistuar edhe dy herë më parë nga Specialja.
Gjykatësi njoftoi se gjatë kësaj jave do të dëgjohen dëshmitë e dy dëshmitarëve, ku fillimisht do të ketë mundësi Prokuroria të parashtrojë pyetje, e pastaj mbrojtja.
Lluka Mishetiq, avokati i ish-kreut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, i ka kërkuar 14 orë kohë që t’i parashtrojë pyetje dëshmitares.
Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore.
Pretendohet se këto krime u kryen nga anëtarë të UÇK-së kundër qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë në luftime.
Seanca të tilla pritet të ketë më edhe më 12, 13, 17, 18, 19 dhe 20 prill.
Ish-krerët e UÇK-së ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020. Të hënën e kaluar 3 prill ka nisur gjykimi.
Për të parë gjykimin klikoni në linkun më poshtë