KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dëshmitari i mbrojtur kërcënohet me jetë në rastin e aferës brenda Policisë
Siguri

Dëshmitari i mbrojtur kërcënohet me jetë në rastin e aferës brenda Policisë

Kosova News
Kosova News 15:23 -09/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ishte planifikuar që të premten të dëshmonte një dëshmitar i mbrojtur.

Por ky i fundit, nuk arriti ta jep dëshminë e tij, për shkak se i njëjti ishte zbuluar nga grupet kriminale dhe ishte kërcënuar me jetë, nëse do të dëshmonte në rastin gjyqësor në të cilën janë të involvuar 20 policë, si të dyshuar për korrupsion e kontrabandë me mallra.

Këtë e ka bërë të ditur, Musa Damati, avokati i eprorit të policisë me inicialet N.G.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Damati ka thënë se gjatë ditës së premte ishte planifikuar të dëshmonte një dëshmitar i mbrojtur, por që i njëjti ishte tërhequr me arsyetimin se ishte ndjerë i kërcënuar.

“Ka vazhduar procesi voluminoz gjyqësor në rastin e aferës më të madhe brenda Policisë së Kosovës, aferës së dyshimeve për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar. Procesi është mbajtur me datë 8 dhe 9 dhjetor, është proceduar me dëgjimin e dëshmitarëve, mirëpo është kruciale të potencohet se ndërtimi i rasteve të mëdha penale jo mbi bazën e provave të hekurta por mbi bazën e provave të paqëndrueshme, po krijon vështirësi të mëdha gjatë praktikës gjyqësore”, u shpreh Damati.

Damati e ka quajtur skandaloze zbulimin e identitetit nga grupet e caktuara të dëshmitarit të mbrojtur. Sipas tij, i njëjti ishte kërcënuar edhe me jetë ai dhe familja e tij, raporton eo.

“Është kruciale të potencohet se kjo praktikë gjyqësore e cila po ndodh në vazhdimësi në rastet e mëdha që unë punoj dhe të cilat janë në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, është më të vërtetë jashtëzakonisht skandaloze, për arsye se dëshmitarët e mbrojtur një pjesë e tyre po arrijnë që të identifikohen nga subjektet e caktuara dhe ata në Gjykatë po deklarojnë se janë të kërcënuar, po kërcënohen personalisht ata dhe familjarët e tyre”.

“Një ngjarje e tillë ka ndodhur edhe sot. Dëshmitari i cili ka qenë i planifikuar që të dëshmojë dëshmitari i mbrojtur e të cilin ne nuk e njohim, ka refuzuar që të paraqitet në Gjykatë me arsyetimin se ai dhe familja e tij janë kërcënuar me jetë. Andaj edhe në mungesë të tij nuk është arrit që të vazhdohet më tutje me procedimin e dëshmitarëve të mbrojtur. Është një alarm me të vërtetë i madh për gjyqësorin e Kosovës”, u shpreh Damati.

Musa Damati

Gjithashtu lexoni:

Snezhana Paunoviq ishte pjesë e strukturave paralele të Serbisë në Kosovë, në vitin 2018 ajo mbante poziten e u.d. Drejtoreshës së Institucionit Farmaceutik në Pejë

Dorëzohen prokurorët dhe gjyqtarët serbë në veri, pas 4 vitesh  tërheqin dorëheqjet dhe kërkojnë rikthim në vendin e punës

Gara shpejtësie në Prishtinë/ Policia gjobit dy shoferë me nga 500 euro dhe ua ndalon patentën për një vit

Aksion i Policisë në Skenderaj: Konfiskohen armë, thika, maskë dhe shufra metalike

Kontrolle në Burgun e Dubravës: Konfiskohet drogë, 9 telefona mobil dhe SIM-kartela

Kosova News 09/12/2022 09/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
31°C
Pristina
scattered clouds
31° _ 31°
40%
2 km/h
Fri
30 °C
Sat
37 °C
Sun
36 °C
Mon
33 °C
Tue
33 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu dekoron grupin “Marigona” për kontributin në muzikën rock
19:00 -17/07/2026
Qeveria ndan mbi 255 mijë euro për tekstet mësimore për Luginën
18:56 -17/07/2026
Zana Spahiu, drejtoreshë e përgjithshme e RTK-së
18:22 -17/07/2026
Ministria e Mjedisit ua shkëput kontratat 20 pjesëtarëve të ish-“Mbrojtjes Civile”: Morën paga pa dalë në punë
18:08 -17/07/2026
Enver Dugolli emërohet zëvendësministër i parë në MPB-së
18:04 -17/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?