KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dëshmitari i 120-të: Jam i stresuar, do ishte mirë të mos me merrni në pyetje e të mos me keqtrajtoni më
Siguri

Dëshmitari i 120-të: Jam i stresuar, do ishte mirë të mos me merrni në pyetje e të mos me keqtrajtoni më

Kosova News
Kosova News 12:17 -10/02/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari i 120-të ZPS-së i cili mban kodin W00542 në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, dëshmitari iu drejtua prokurorit Cezary Mihailzcuk duke i thënë se edhe tash që është duke dëshmuar është i stresuar dhe do të ishte mirë që të mos e merrnin në pyetje.

Ai shtoi se do ishte mirë që të lirohet dhe të mos keqtrajtohet më nga asnjë gjykatë.

Edhe tash që jam këtu jam i stresuar. Do të ishte më mirë që të më lironi e mos të më bëni pyetje më për të dhe të mos thirrem më nga asnjë gjykatë dhe të mos me keqtrajtoni më”, tha dëshmitari.

Fillimisht ai mohoi se gjatë kohës që është mbajtur i ndaluar iu është komunikuar ndonjë akuzë.

Ndërsa, për të afërmin e tij dëshmitari tha se nuk e di se a ishte informuar për ndonjë akuzë pasi sipas tij ai nuk ia kishte thënë asnjëherë.

“Nuk e di. Ai vdiq ndërkohë kështu që nuk e di”, tha ai.

Ai shtoi se i afërmi i tij nuk ia tha asnjëherë nëse ka pasur ndonjë akuzë ndaj tij pasi sipas tij ai nuk ka dashur që të flas për këtë rast.

“Jo asnjëherë. Nuk deshi që të flisnim për këtë rast që të mos stresohesha, shqetësohesha unë. Prandaj, ne nuk flisnim për këtë çështje”, tha dëshmitari.

Dëshmitari mohoi se iu dha ndonjë shpjegim se pse u ndalua, por tregoi se për shkak të ndalimit ka pasoja shëndetësore.

“Kam probleme shëndetësore të shumta. Nuk e di- Çka s’kam si probleme. Nuk e di se çka të iu them sinqerisht. Edhe tash që jam këtu jam i stresuar. Do të ishte më mirë që të më lironi e mos të më bëni pyetje më për të dhe të mos thirrem më nga asnjë gjykatë dhe të mos me keqtrajtoni më”, tha dëshmitari.

Si rrjedhojë, prokurori lexoi shënimin përgatitor ku tregoi për pasojat shëndetësore që sipas tyre i janë shkaktuar dëshmitarit gjatë ndalimit dhe keqtrajtimit. Ato i pohoi edhe dëshmitari kur u pyet se a është e vërtetë.

Me kaq përfunduan pyetjet e prokurorit Cezary Mihailzcuk. Ndërsa, mbrojtësi i viktimave tha se nuk e përfaqëson atë dhe se nuk ka pyetje.  Kunderpyetjet në seancë private i vazhdoi mbrojtja e Hashim Thacit e përfaqësuar nga avokatja Nina Tavakoli./Betimi për drejtësi

Gjithashtu lexoni:

Drejtuesit e KFOR-it dhe të NATO-s diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Goditet nga një veturë në Durrës, 62 vjeçari nga Kosova vdes në spital

Rrëzohet vinçi, një person humb jetën dhe një tjetër lëndohet

Sulmi në “Ibër-Lepenc”, Ademi: Ekspertiza e ADN-së është kryer në Prishtinë, në Itali janë dërguar rezultatet për interpretim

Të akuzuarit për rastin “Drenica1” lirohen nga të gjitha pikat e aktakuzës

Kosova News 10/02/2025 10/02/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Wed
33 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
33 °C

Lajmet e Fundit

Drejtuesit e KFOR-it dhe të NATO-s diskutojnë për sigurinë në Kosovë
21:29 -28/07/2026
Pacolli kërkon përgjegjësi nga Komuna e Prishtinës pas vdekjes së 26-vjeçarit nga rrëzimi i vinçit
20:27 -28/07/2026
Sveçla, pas vizitës në Zubin-Potok: Nuk do të ndalemi deri në gjetjen e trupit të fundit
20:21 -28/07/2026
Pas tragjedisë, Komuna e Prishtinës kërkon respektimin e masave të sigurisë
20:17 -28/07/2026
Instituti i Mjekësisë Ligjore: Mbetjet mortore në Zubin-Potok janë të njerëzve, puna do të vazhdojë
19:41 -28/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?