Gruaja e Rexhep Selimit, njëherësh deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti Selimi, së bashku me të birin, Aresin, kanë vizituar sot urën e re mbi lumin Ibër, e cila u përurua nga Qeveria e Kosovës dhe u hap për qarkullim javën e kaluar, përcjell KosovaNews.
Përmes një postimi në Facebook, Selimi ka thënë se kjo urë duhet të pagëzohet si “Ura e Bashkimit”.
“Urat janë për të bashkuar brigje, prandaj kjo urë e re do të duhej të pagëzohet: URA E BASHKIMIT. 🇽🇰🇦🇱”, ka shkruar ajo në Facebook/KosovaNews/


