Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Adriana Matoshi, në seancën e sotme është paraqitur me një bluzë me mesazh për sigurimet shëndetësore.
Në bluzën e veshur nga Matoshi shkruan: “Sigurimet shëndetësore janë kry pardje nga PDK-LDK-AAK”.
Më tej, shkruan se “Qysh kem tu nejt veç kur i ka ndalë qeveria ‘Kurti’”.
Nuk është hera e parë që deputetja Matoshi paraqitet në Kuvendin e Kosovës me këso veprime simbolike dhe jep mesazhe për çështje të cilët diskutohen në opinion.
Ndërkohë, në këtë seancë ka pasur debate të shumta nga opozita, e cila ka akuzuar qeverisjen aktuale për degradim të sistemit publik shëndetësor, ndërsa që deputetët e pozitës dhe ekzekutivi kanë folë për degradimin që i është bërë shëndetësisë ndër vite dhe nisjen e përmirësimeve që kanë ndodhur në vitet e fundit.