KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deputetja britanike e kritikon ShBA-në dhe perëndimin për qasjen e padrejtë ndaj krizës Kosovë-Serbi
Botë

Deputetja britanike e kritikon ShBA-në dhe perëndimin për qasjen e padrejtë ndaj krizës Kosovë-Serbi

Kosova News
Kosova News 19:53 -25/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Politikania britanike e Partisë Konservatore dhe kryetarja e Komitetit për Çështjet e Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, Alicia Kearns, shprehu shqetësim lidhur me qasjen e padrejtë të Perëndimit ndaj krizës së fundit Kosovë-Serbi.

Në një intervistë ekskluzive në “Inside Albania” për gazetaren Alice Taylor, Kearns u shpreh qartë se cila palë ka shkaktuar tensionet e vërejtura në këto javë të fundit.

“Shqetësimi im lidhet me ekuilibrin e mënyrës se si, veçanërisht ShBA-ja dhe BE-ja, po reagojnë ndaj tensioneve të shtuara në Kosovë. E vërteta është se, nëse kthehemi te ajo që ka çuar në këtë krizë, është pikërisht vendimi i Serbisë për të ndërhyrë në zgjedhjet e brendshme në Kosovë”, theksoi ajo.

Tensionet në veri të Kosovës u përshkallëzuan në fund të muajit maj, pasi kryetarët e rinj shqiptarë u futën në ndërtesat komunale me ndihmën e Policisë së Kosovës, derisa serbët lokalë kundërshtonin.

Që atëherë, serbët protestojnë para ndërtesave komunale në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Këta kryetarë u zgjodhën në zgjedhjet lokale të 23 prillit në katër komunat veriore, një proces që u bojkotua nga serbët, shkruan Euronews.al

Më 14 qershor, tensionet u përshkallëzuan më tej pas arrestimit të tre zyrtarëve të Policisë së Kosovës. Serbia pretendon se ata u arrestuan “thellë” në territorin e saj, por Kosova deklaroi se ata po patrullonin në territorin e Kosovës pranë kufirit me Serbinë në Leposaviq.

Ndërsa Perëndimi kërkon uljen e tensioneve, ndërkombëtarët nuk janë të gatshëm të kritikojnë Serbinë për kapjen e paligjshme të tre zyrtarëve të Policisë së Kosovës, sipas deputetes Kearns.

“Ajo që kemi parë është denigrimi dhe ndëshkimi i partnerit tonë demokratik Kosovës, ndërsa një vend gjithnjë e më autokratik Serbia është pritur me hov dhe nuk ka pasur ndonjë pasojë, pavarësisht faktit se ata kanë arrestuar apo rrëmbyer tre zyrtarë të Policisë së Kosovës. Mungesa e vullnetit të vendeve dhe organizatave si BE-ja për ta quajtur arrestim të paligjshëm, për të njohur se ka ndodhur një rrëmbim apo për të ndëshkuar Serbinë, është e pafalshme”, tha ajo.

Pas tensioneve, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë paraqitur tre kërkesa për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti: Qetësimin e situatës në veri të Kosovës, mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri dhe rikthimin në dialog për normalizimin e marrëdhënieve.

ShBA-ja gjithashtu ka inkurajuar Kurtin që kryetarët e rinj shqiptarë të zgjedhur në veri të kryejnë detyrat e tyre nga vende alternative.

Ndërkohë, Kryeministri Kurti ka paraqitur një plan pesë-pikësh, i cili gjithashtu përfshin mbajtjen e zgjedhjeve. Megjithatë, Kurti ka deklaruar se për të pasur zgjedhje të lira në veri, është i nevojshëm sundimi i ligjit.

Kearns, një mbështetëse e zëshme e Kosovës në Dhomën e Përfaqësuesve në Britaninë e Madhe, kritikoi Perëndimin se përmes politikave jo të ekuilibruara, nuk ia ka dalë ta frenojë Serbinë nga acarimi i tensioneve, ndërkohë që Kosova gjithmonë rreshtohet kah politikave të jashtme të bashkësisë ndërkombëtare.

“Në thelb, ky është një dështim i diplomacisë parandaluese dhe ajo që kemi parë përgjatë këtyre dekadave të fundit është një dështim i vazhdueshëm për të dalë kundër atyre që mbështesin autokracinë dhe që nuk angazhohen në mënyrë domethënëse në proceset ndërkombëtare. Kosova është partnerja jonë demokratike, që pranon të përfshihet në sanksione dhe të mbështesë plotësisht atë që bashkësia ndërkombëtare dhe BE kërkojnë kur vjen puna tek Ukraina. Në anën tjetër, kemi presidentin serb Aleksandar Vuçiq që thotë se ka thyer dorën dhe kështu do ta ketë për katër vite, ndaj nuk mund të nënshkruajë një marrëveshje për të ndihmuar në mënyrë të qartë qetësimin e situatës. Kemi Vuçiqin që nënshkruan një marrëveshje për politikën e jashtme me Rusinë, shumë muaj pas pushtimit të paligjshëm të Ukrainës”, theksoi ajo.

Gjithashtu lexoni:

Pritën semaforin jeshil për të festuar, tifozët japonezë tërheqin sërish vëmendjen për disiplinën e tyre (VIDEO)

​“Nuk jemi Republikë Bananesh!” – Netanyahu nervozohet pas marrëveshjes së paqes

Vance: Marrëveshja ShBA–Iran u firmos në formë elektronike të dielën

Nënshkruhen kontratat për sanimin e skarpateve në autoudhën “Ibrahim Rugova”

Pas marrëveshjes me SHBA, Irani i kërkon Izraelit të ndalojë plotësisht ofensivën në Liban

Kosova News 25/06/2023 25/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Pritën semaforin jeshil për të festuar, tifozët japonezë tërheqin sërish vëmendjen për disiplinën e tyre (VIDEO)
17:22 -15/06/2026
​“Nuk jemi Republikë Bananesh!” – Netanyahu nervozohet pas marrëveshjes së paqes
17:12 -15/06/2026
Vance: Marrëveshja ShBA–Iran u firmos në formë elektronike të dielën
17:05 -15/06/2026
Vazhdon puna në QNR, KQZ: U numëruan 102 nga 223 kuti votimi përmes postës
17:04 -15/06/2026
11 ditë nga zhdukja e Eglant Koçit, kërkimet shtrihen në Dajt dhe Elbasan – vrasësi ende në arrati
17:01 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?