Deputeti ukrainas dhe zv.kryetar i Komisionit për Migracionin, Refugjatët dhe Personat e Zhvendosur i Asamblesë Parlamentare, Oleksiy Goncharenko, ka dorëzuar kërkesë për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Ai ka thënë se shpreson që Ukraina ta njoh pavarësinë e Kosovës, sa më shpejt që është e mundur.
“Kam dorëzuar në Parlamentin e Ukrainës një projektligj që njeh pavarësinë e Kosovës. Ukraina ndan vlerat perëndimore dhe do të mbështesë demokracinë kudo në botë. Shpresoj se Ukraina do ta njohë pavarësinë e Kosovës sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka shkruar Goncharenko në Twitter./Kallxo.com/



