KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deputeti shqiptar i Parlamentit të Suedisë hero, ia shpëton jetën një foshnje në Mal të Zi
Lajme

Deputeti shqiptar i Parlamentit të Suedisë hero, ia shpëton jetën një foshnje në Mal të Zi

KosovaNewss
KosovaNewss 19:43 -20/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Suedisë, Adnan Dibrani, në Mal të Zi shkoi si pjesë e misionit vëzghues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që pasi ditën e zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi.

Ai ndoshta mendoi se ishte detyra e tij e vetme gjatë vizitës së tij në Podgoricë, por megjithatë, misioni i tij të hënën doli të ishte dukshëm më i madh se aq, raporton gazeta malaziase “Pobjeda”.

Adnani ndihmoi në shpëtimin e një foshnje, të cilën e nxorën nga lumi Moraça i ftohtë, punonjësit e “Zelenilit”, Aldin Ibrahimoviq, Almur Mujak dhe Shpejtim Demaj.

Fal guximit, qetësisë, por edhe njohurive që ka si prind i tre fëmijëve të mitur, Adnani nxorri ujin nga mushkëritë e foshnjës dhe praktikisht e “ringjalli”.

- Reklamë -

Ai në intervistë për gazetën “Pobjeda” ka thënë se nuk besonte se do t’ia dilte.

“Po e kaloja urën dhe shikova drejt ujit kur pashë një grua dhe një fëmijë që notonin në lumë. Disa djem të tjerë erdhën, zbritën në lumë dhe nxorrën foshnjën nga uji. Ndërsa të tjerë thirrën një ambulancë. Vrapova drejt tyre dhe pashë që po mbanin në krahë foshnjën, e cila nuk kishte shenja jete. Meqenëse kam një fëmijë të vogël në shtëpi, e dija çfarë të bëja në situatë të tillë”, tha Adnani.

Ai kishte frikë se ishte tepër vonë, por nuk u dorëzua.

“E mora foshnjën prej tyre dhe u përpoqa të bëja atë që di, sa më mirë që mundem, e shtrëngova foshnjën, dhe ia nxora ujin nga mushkëritë. Kur e dëgjova të qartën e tij, nxitova te urgjenca dhe ia dorëzova foshnjën”, thotë Adnani.

Ai tregon se foshnja kishte qenë në lumë për disa minuta.

“Vetëm shpresoja që fëmija të fillonte të merrte frymë. Dhe kur dëgjova britmën e tij, më dha energji shtesë për t’ia dalë mbanë që ta shpëtoj”, tha Adnani. “Do të përqafoj fëmijët e mi, dhe në mendjen time shpresoj që foshnja së shpejti të jetë sërish e shëndetshme me prindërit e tij”.

Të dielën janë mbajtur zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi.

Adnan Dibrani që është nga Mitrovica, ka migruar në Suedi në vitin 1992 si 7-vjeçar. Ai është deputet i Parlamentit të Suedisë nga radhët e Socialdemokratëve.

Dibranin e ka përgëzuar deputeti i Malit të Zi, Andrija Nikoliq, në “Twitter”.

“Vjen si i dërguar i Suedisë që të monitorosh zgjedhjet në Mal të Zi e kthehesh në shtëpi si hero. Adnan Dibrani, Mali i Zi do të mbajë në mend për veprën e mirë që bëtë, duke ia shpëtuar jetën foshnjës së bashku me punonjësit trima të Zelenilit”, ka shkruar Nikoliq.

Gjithashtu lexoni:

U përfshi disa herë nga zjarri, Ministria e Drejtësisë ndan mjetet për renovimin e IML-së

Kurti: Jemi në dispozicion të plotë për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

Prezantohet ecuria e hartimit të masterplanit për kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz

Qytetari i dorëzon policisë telefonin dhe kuletën e gjetur në rrugë

Fillon Java e Dëshmorëve të Hasit

KosovaNewss 20/03/2023 20/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
light rain
18° _ 17°
80%
1 km/h
Thu
20 °C
Fri
24 °C
Sat
22 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C

Lajmet e Fundit

Aplikimi për 100 euro në sektorin privat i hapur vetëm deri nesër – nuk dihet ende sa qytetarë aplikuan
16:55 -04/06/2026
“735 milionë euro për import të energjisë për 4 vite” – U.d Ambasadorja amerikane me thirrje publike që Kosova të lidhet me projektet amerikane të gazit
16:25 -04/06/2026
Prezantohet ecuria e hartimit të Master Planit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz
16:19 -04/06/2026
U përfshi disa herë nga zjarri, Ministria e Drejtësisë ndan mjetet për renovimin e IML-së
15:55 -04/06/2026
11 të arrestuar për bixhoz të kundërligjshëm në Pozheran të Vitisë
15:19 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?