KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deputeti Selmanaj në darkë me snajperistin Prekë Kodra, që dyshohej për planifikimin e atentatit ndaj Kurtit
Pa kategori

Deputeti Selmanaj në darkë me snajperistin Prekë Kodra, që dyshohej për planifikimin e atentatit ndaj Kurtit

Kosova News
Kosova News 19:05 -20/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Snajperisti Prekë Kodra, që dyshohej për planifikimin e atentatit ndaj kryeministrit Albin Kurti, rezulton të ketë njohje me deputet të Kuvendit të Kosovës.

Në një fotografi të siguruar nga shqip.com, Kodra shihet në darkë me deputetin nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj.

Sipas informacioneve, fotografia del të jetë realizuar në Prizren në fund të vitit 2020, në kohën kur Selmanaj ishte zëvendëskryeministër.

Të pranishëm në po të njëjtën darkë ishin dhe dy persona të tjerë, njëri nga të cilët kishte shkrepur dhe fotografinë, por nuk është arritur të bëhet identifikimi i tyre.

Në një përgjigje përmes telefonit, Selmanaj ka konfirmuar takimin me Kodrën, duke sqaruar se kjo është bërë përmes mikut të tij (vëllai i gruas së djalit të axhës).

“Po kjo fotografi po është e saktë, unë jam aty. Ky në mes po është miku jem i shtëpisë, është vëllai i gruas së djalit të axhës temë. Edhe ky ka pas mysafirë prej Shkodrës, ky është nga Zvicra ky miku im, ka pas mysafirë prej Shkodrës dhe më ka thirr mua. Unë kam shkuar para dy vjetësh me sa mbaj mend është kjo fotografi, në rreth të Prizrenit. As emrin nuk ia kam ditë as atëherë as sot”, ka thënë Selmanaj.

Tutje, deputeti Selmanaj thotë që Kodra të mos i jetë prezantuar mbi punën që bën.

Derisa, mohon të jenë takuar sërish.

“Unë kam shkuar me ngrën darkë. S’kemi fol çka bën. Kurrë asnjëherë, hera e parë dhe e fundit që e kam taku. Tash fotografin kur e pash mu kujtua ky person se nuk e kam pa as diku tjetër e kanë qit si foto, ka mbi dy vjet kjo punë”.

I pyetur nëse duhet të ketë kujdes me personat që darkon, Semanaj thotë se është e pamundur.

“Sa herë ndodh në tavolinë me na ardh dikush që unë nuk e njoh që ulet në darkë e rrimë, nuk është hera e parë”.

Fotografi nga darka

Shqip.com ka provuar të marrë përgjigje nga Prokuroria Speciale, nëse hetimet kanë kaluar tek ta dhe nëse ka pasur të dyshuar të tjerë, por të njëjtit nuk janë përgjigjur.

Për rastin e tentim atentatit kishte qenë i njoftuar vetë Kurti nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, për çka ishin marrë masa shtesë për parandalimin e veprimit./Shqip.com

Gjithashtu lexoni:

Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna

Bulliqi dhe Kusari-Lila vizitojnë panairin e “Ditëve të Diasporës”

​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik

Millorad Gjokoviq përballet me fjalët përfundimtare në procesin për krime lufte

Arratiset gjatë trajtimit mjekësor, i ndaluari zhduket nga mbikëqyrja policore

Kosova News 20/09/2022 20/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?