KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deputeti Muja për zgjedhjet në veri: Vendimi u takon qytetarëve e jo Listës Serbe, e cila duhet të sqarohet për sulmin e 24 shtatorit
Politikë

Deputeti Muja për zgjedhjet në veri: Vendimi u takon qytetarëve e jo Listës Serbe, e cila duhet të sqarohet për sulmin e 24 shtatorit

Kosova News
Kosova News 13:36 -16/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit është deklaruar deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Armend Muja.

Zgjedhjet në veri kanë qenë një nga çështjet e shtruara në konferencë, për të cilat Muja tha se vendimmarrja u takon qytetarëve të asaj pjese dhe jo Listës Serbe, e cila fillimisht duhet të sqarohet për ngjarjet e 24 shtatorit.

“Ne si shumicë parlamentare e kemi bindjen që Qeveria i ka përmbushur të gjitha përkushtimet e Bratislavës. Parimisht jemi shumë të interesuar që çdo subjekt politik të marrë pjesë në zgjedhje sikurse qytetarët e vendit. Mirëpo, Lista Serbe është e fundit që mund të moralizojë këtë çështje. Sa i përket çështjes së inicimit dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, Udhëzimi Administrativ është miratuar dhe u takon qytetarëve se nëse ata duan ta ndryshojnë kryetarin e komunës e jo një partie politike e cila ka shumë për të sqaruar nga ngjarjet e fundit”, ka thënë Muja.

Tutje ai ka thënë se gjatë sulmeve në veri është atakuar demokracia dhe sovraniteti i Kosovës, teksa ka kërkuar të bëhet ekstradimi i Millan Radoiçiqit, bashkëpunëtorëve të tij dhe urdhëruesve në mënyrë specifike.

Muja ka pasur kritikë për partitë opozitare, duke thënë se ato përmes bllokimit të votimit të marrëveshjeve ndërkombëtare po pengojnë punën e shtetit.

“Besoj që e kemi marrë një mandat të plotë dhe të fuqishëm, e i cili duhet të ushtrohet deri në fund. Ajo që kemi parë vitet e fundit janë opsione nukleare, të cilat i zbaton opozita. Ta zëmë bllokimi i marrëveshjeve ndërkombëtare nuk përdoret sepse krijon një precedent të rrezikshëm. Pastaj, çdo përpjekje që e ka bërë shumica parlamentare, të cilën ia kemi premtuar popullit të Kosovës, ato e çojnë në Gjykatë Kushtetuese, që mandej të shtyhet dhe mandati të mos arrihet ashtu i plotë si e kemi premtuar”, është shprehur Muja.

Ai tutje ka thënë se Serbia i ka shkelur të gjitha pikat e marrëveshjes së 27 shkurtit.

Sipas Mujës, Serbia ka vepruar kështu, pavarësisht se në marrëveshje specifikohet mos pengimi i anëtarësimit në organizata ndërkombëtare dhe liria e veprimit të vendeve.

“Në dhjetor Serbia ka kundërshtuar kandidaturën e Kosovës në BE, duke i bërë thirrje të gjitha vendeve të mos e pranojnë. Me 23 prill e ka kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. E treta ka të bëjë me sabotimin e zgjedhjeve në veri, është shkelur edhe marrëveshja e fundit. Sfidat e integritetit territorial dhe sigurisë së vendit ishte kulmi i kësaj”, ka thënë Muja.

Gjithashtu lexoni:

Mbi 181 mijë aplikime për subvencionimin e teksteve, afati përfundon sonte

Haxhiu fton liderët e partive politike në takim të përbashkët të martën

Deputetja e VV-së i kujton PDK-së: Dikur e bllokonit Kuvendin me Flora Brovinën!

Gërvalla thotë se opozita s’po di çka po do, freskimin me ujë e quan të mirëseardhur: Ishte nxehtë

Kurti: Presidenti duhet të jetë konsensual, VV heq dorë nga posti – kërkon marrëveshje me LDK, PDK dhe AAK për një figurë unifikuese

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?