KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deputeti Muja: Kuvendi nuk ka pasur informacion për ndryshimin e rregullores së OSHP-së
Politikë

Deputeti Muja: Kuvendi nuk ka pasur informacion për ndryshimin e rregullores së OSHP-së

Kosova News
Kosova News 12:08 -07/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Armend Muja,  kryetar i Komisionit Parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere, në tryezën e rrumbullakët të organizuar të enjten nga Iniciativa për Progres (INPO), me temë “Shqyrtimi i Korrupsionit në Prokurimin Publik”, ku u prezantua raporti i monitorimit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) për periudhën janar-shtator 2023, tha se Kuvendi nuk ka pasur informacion për ndryshimin e rregullores së OSHP-së.

“Sa i përket rregullores, ne si Kuvend nuk e kemi pas si info që është modifiku kjo rregullore”, tha Muja.

Po ashtu, ai tha se ndryshimi i kësaj rregulloreje nuk ka qenë i përfshirë as në Planin e Punës, e që sipas tij, bëhet në vitin paraprak.

Në lidhje me këtë, Muja deklaroi se është interesante të shihet se përse është ndryshuar rregullorja dhe se presin shpjegime për këtë çështje.

Ai tha se vlera e OSHP-së qëndron se është kolegjial, duke shtuar se në këtë mënyrë nuk është arbitrar.

“Nuk jam i bindur se duhet të jetë individual… nuk e kemi pas këtë informacion”, tha Muja.

Paraprakisht, ai tha se një prej shqetësimeve është edhe zvarritja në zgjidhjen e ankesave, e që tha se kanë kërkuar nga OSHP që këtë vit të identifikojnë indikatorët e performancës, e që sipas tij nuk i kanë sjellë ende, shkruan Betimi për Drejtësi.

Iniciativa për Progres (INPO), të enjten ka organizuar tryezën me temë “Shqyrtimi i Korrupsionit në Prokurim Publik”, aktivitet ky në kuadër të “Javës Kundër Korrupsion 2023”, e cila organizohet me moton “Bashkë kundër Korrupsionit”, nga Koalicioni i Organizatave të Shoqërisë Civile, i përbërë nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Lëvizja FOL dhe Iniciativa për Progres (INPO). Java Kundër Korrupsion organizohet falë mbështetjes së Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Zbatimit të Ligjit (INL). 

Gjithashtu lexoni:

Ibishi: Hapja e urës mbi Ibër, e arritur e jashtëzakonshme për integrimin e veriut

PDK-ja i drejtohet sërish Deharit për vazhdimin e seancës

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Haxhiu shpreh keqardhje që PDK dhe AAK refuzuan takimin konsultativ

Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?