Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja ka thënë se, Kuvendi i Kosovës më dy maj do të mbajë senacë, në të cilën tha se do të diskutohet në lidhje me raportin e DASH-it, që sipas tij, është propozim i opozitës.
Ai tha se pas këtij diskutimi në rend dite do të jenë marrëveshjet ndërkombëtare.
“Do të kemi senacë më dy maj ku do të diskutohet në lidhje me raportin e DASH-it dhe i cili pasohet nga votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare. Vlera e këtyre marrëveshjeve ndërkombëtare është 390 milion euro të cilat janë pamundësuar si shkak i opozitës. Këto marrëveshje mbeten si teke e partive”, ka thënë ai.
Muja ka folur edhe për anëtarësimin në Këshillin e Evropës për çka ka thënë se beson se do Kosova do të anëtarësohet.
“Unë besoj që Kosova i ka plotësuar kushtet edhe me datën 16 Kosova do te jetë anëtre e re e KiE”, Muja.
Muja ka thënë se si Grupi Parlamentar është duke punuar që ti sigurojnë votat brenda grupit paralmentar për të kaluar kodin civil.
Ai tha se brend GP-ja ka diverzitet të mendimeve sa i pëket këtij projekligji.
“Ky projekt kod ka ardhur nga ministria e Drejtësisë, aktualisht nuk e di por shumica parlamentare është duke punuar që të sigurojë koncensusin brenda grupit parlamentar. Ka kohë që është duku u punuar në sigurimin e votave dhe e dyta është që të votohet është e vërtetë që ka diversitet të mendimeve. Shumica parlamentare është në përjekur që të sigurojë vota për çdo ligj”, ka thënë Muja.