KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deputeti kroat: Serbët e Kroacisë po ftohen për mobilizim në rast të luftës në Kosovë
PolitikëSiguri

Deputeti kroat: Serbët e Kroacisë po ftohen për mobilizim në rast të luftës në Kosovë

Kosova News
Kosova News 13:12 -26/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Përfaqësuesi i sovranistëve kroatë në Parlamentin e Kroacisë, Marijan Pavliçek, ka thënë të mërkurën se nga tetori i vitit 2022, shumë shtetas kroatë, të cilët janë edhe shtetas të Serbisë, kanë marrë ftesa për rekrutim në lidhje me mobilizimin e mundshëm të Ushtrisë së Serbisë nëse ka luftë në Kosovë, raporton “Oslobodjenje.ba”, përcjell KosovaNews.

“Në mesin e atyre që kanë marrë ftesa për mobilizim janë edhe punonjës të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kroacisë, policë kroatë. Me sa dimë, të paktën 15 policë kroatë nga administrata policore e Osijek-Baranjës dhe Vukovar-Srijem kanë marrë ftesa, pasi kanë shtetësi të dyfishtë”, ka thënë Pavliçek në një fjalim në Kuvend.

Ai thotë se kanë informata se një polic kroat që ka edhe shtetësi serbe i është përgjigjur ftesës dhe ka rënë në kontakt me Ushtrinë e Serbisë dhe ka marrë udhëzimet se si duhet të sillet në rast mobilizimi.

Pavliçek ka thënë se kjo përbën shkelje të sigurisë.

“Drejtoria e Policisë nuk e ka njoftuar publikun kroat për këtë rast. Liderët e partisë së Pavarur Demokratike Serbe në Kroaci (SDSS) janë përfshirë në këtë për ta mbuluar këtë rast, sepse bëhet fjalë për një pjesëtar të minoritetit serb në afërsi të Vinkovicit”, tha Pavliçek.

Ai tregoi se personi në fjalë është pezulluar nga detyra dhe është në pritje të procedurave disiplinore.

Ai po ashtu tha se si ministri i Brendshëm i Kroacisë, Davor Bozhinoviq dhe ai i Jashtëm, Gordan Grliq Radman, nuk e kanë komentuar rastin, e thotë se për këtë është dashur t’i dërgohet notë proteste Serbisë.

Pavlçiek po ashtu ka thënë se ka tre muaj që Kroacia nuk ka drejtues të Agjencisë së Inteligjencës së Sigurisë Ushtarake (VSOA) dhe se po ka dështime në të gjitha nivelet e sigurisë.

Gjithashtu lexoni:

Sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak

Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian

Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira

Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar

Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk

Kosova News 26/01/2023 26/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak
22:20 -24/07/2026
Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian
21:29 -24/07/2026
Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira
20:50 -24/07/2026
Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar
20:45 -24/07/2026
Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk
20:07 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?