KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deputeti Isaku: Përveç sulmit në Kosovë, Serbia ka intensifikuar edhe shtypjen e popullsisë shqiptare që jeton në Luginë
Politikë

Deputeti Isaku: Përveç sulmit në Kosovë, Serbia ka intensifikuar edhe shtypjen e popullsisë shqiptare që jeton në Luginë

Kosova News
Kosova News 13:55 -05/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Nijazi Isaku ka ngritur sot në seancën e sotme zërin ndaj politikës që shteti serb përveçse në mënyrë të përsëritur kërcënon Kosovën dhe sponzorizon akte terroriste në mënyrë që të na destabilizojë, ajo i ka intensifikuar edhe praktikat diskriminuese dhe shtypjen shtetërore ndaj popullsisë shqiptare që jeton në Luginë.

Ai tha se veprimet e vazhdueshme e sidomos këto të fundit që po bëhen nga Serbia janë mesazh direkt për Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, se është nevojë urgjente që ato ta ndryshojnë kursin e angazhimit në Ballkan dhe mënyrën se si e trajtojnë Serbinë.

“Sa herë ata tregohen të butë me Serbinë, aq herë ajo sulmon fqinjët e saj, shpesh duke përdorur elementin kriminal, apo shovinist. Serbia e ka shfrytëzuar dhe po vazhdon ta shfrytëzojë qasjen e butë e ledhatuese të Perëndimit, mirëpo shteti serb përveçse në mënyrë të përsëritur kërcënon Kosovën dhe sponzorizon akte terroriste në mënyrë që të na destabilizojë, ajo i ka intensifikuar edhe praktikat diskriminuese dhe shtypjen shtetërore ndaj popullsisë shqiptare që jeton në Luginë.

Diskriminimi i vazhdueshëm i shqiptarëve në Serbi, keqtrajtimet e shkeljet e të drejtave elementare të tyre nuk janë diçka e re për të cilën Evropa dhe bota nuk kanë dëgjuar”, ka thënë në fjalën e tij Isaku.

Deputeti shtoi se Serbia ka intensifikuar presionin për të shpërngulur shqiptarët nga shtëpitë e tyre përmes pasivizimit të adresave, duke cenuar të drejtën elementare për të qenë qytetar me të drejta dhe detyrime.

“Duhet ta themi gjithmonë se Serbia hapur e qartë po bën spastrim etnik administrativ, e njohur kjo si praktikë edhe nga Komiteti i Helsinkit. Një nga pasojat me efekt më të shpejtë të pasivizimit të adresave të shqiptarëve është se ky proces ndikon direkt në të drejtat e qytetarëve për të votuar në zgjedhjet lokale dhe qendrore.”, ka thënë mes tjerash Isaku.

Fjala e plotë e deputetit Nijazi Isaku:

Në datën 24 shtator patëm sulm terrorist kundër shtetit të Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit. Ky sulm i kryer nga terroristë të mbështetur e të sponzorizuar nga shteti i Serbisë, është mesazh direkt për Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës se është nevojë urgjente që ta ndryshojnë kursin e angazhimit në Ballkan dhe mënyrën se si e trajtojnë Serbinë.

Sa herë ata tregohen të butë me Serbinë, aq herë ajo sulmon fqinjët e saj, shpesh duke përdorur elementin kriminal, apo shovinist.

Serbia e ka shfrytëzuar dhe po vazhdon ta shfrytëzojë qasjen e butë e ledhatuese të Perëndimit, mirëpo shteti serb përveçse në mënyrë të përsëritur kërcënon Kosovën dhe sponzorizon akte terroriste në mënyrë që të na destabilizojë, ajo i ka intensifikuar edhe praktikat diskriminuese dhe shtypjen shtetërore ndaj popullsisë shqiptare që jeton në Luginë.

Diskriminimi i vazhdueshëm i shqiptarëve në Serbi, keqtrajtimet e shkeljet e të drejtave elementare të tyre nuk janë diçka e re për të cilën Evropa dhe bota nuk kanë dëgjuar.

Veprat antishqiptare të Serbisë tashmë janë dokumentuar nga shumë organizata e institute ndërkombëtare, në departamentin e Shtetit Amerikan dhe në të gjitha institucionet e Bashkimit Evropian. 

Shqiptarët sot janë inekzistentë në çdo instititucion shtetëror që nuk qeveriset nga komunat e Bujanocit dhe Preshevës.

Ata nuk kanë qasje as në institucione të drejtësisë, as shëndetësi, as punësim e madje as siguri për jetë.

E kanë vetëm një deputet në Beograd, Shaip Kamberin, edhe pse me numra do të duhej të ishin më shumë se katër. Por edhe Shaip Kamberin janë përpjekur të mos e lejojnë që ta fitojë mandatin.

Pozita aktuale e shqiptarëve në Luginë të Preshevës është dukshëm nën nivelin e pozitës që ata e kishin përshembull në vitet e 70’ta të shekullit të kaluar.

Gjendja e rëndë ekonomike, mosnjohja e diplomave dhe mohimi i së drejtës për punë dhe avancim profesional, niveli i lartë i papunësisë që arrin në rreth 70%, mungesa e investimeve dhe pengesat burokratike në qarkullim të lirë të qytetarëve dhe mallërave e ka vështirësuar edhe më tej jetesën e qytetarëve shqiptarë në Luginë.

Për të mos u mjaftuar me kaq, Serbia ka intensifikuar presionin për të shpërngulur shqiptarët nga shtëpitë e tyre përmes pasivizimit të adresave, duke cenuar të drejtën elementare për të qenë qytetar me të drejta dhe detyrime.

Në anën tjetër, Republika e Kosovës sot ofron mekanizmat më të avancuar për përfshirjen e pakicave, jo vetëm në rajon, por në Evropë.

Në veçanti, komunitetit serb në Kosovë i janë dhënë të drejta ekzekutive e ekskluzive si dhe përfaqësim politik shumë më i madh se ai që mund të gjendet në vendet e tjera. Dhjetë deputetë i kanë të garantuar serbët në Prishtinë, a në Beograd vetëm një shqiptar menzi e kanë lejuar.

Fati ynë i mirë që Shaip Kamberi është ndër deputetët më aktivë atje.

Duhet ta themi gjithmonë se Serbia hapur e qartë po bën spastrim etnik administrativ, e njohur kjo si praktikë edhe nga Komiteti i Helsinkit.

Një nga pasojat me efekt më të shpejtë të pasivizimit të adresave të shqiptarëve është se ky proces ndikon direkt në të drejtat e qytetarëve për të votuar në zgjedhjet lokale dhe qendrore.

Me hyrjen në fuqi të Ligjit për Qëndrim të Përhershëm dhe të Përkohshëm në vitin 2011, Serbia filloi me pasivizimin e qytetarëve shqiptarë pa kritere objektive dhe pa i njoftuar ata fare për pasivizim. Shteti i Serbisë nuk ofron as statistika të sakta për numrin e qytetarëve shqiptarë të pasivizuar, ndërsa numri i qytetarëve që deklarohen se janë pasivizuar dita-ditës po rritet.

Muajve të fundit, Serbia ka pasivizuar një numër të madh të qytetarëve dhe ka informata të bollshme se janë pëgatitur lista të gjata për pasivizim.

Deri më tani, edhe pse çështja e diskriminimit dhe pasivizimit të adresave është ngritur në institucione e organizata ndërkombëtare e deri në Department të Shtetit Amerikan si dhe në institucione të BE-së, për fat të keq nuk janë vërejtur sinjale për ndëshkim nga komuniteti ndërkombëtar për ta ndalur spastrimin etnik administrativ të shqiptarëve në Serbi.

Madje, përkundër këtyre praktikave Serbia është lavdëruar dhe ka avancuar në rrugën e saj drejtë integrimit në Bashkimin Evropian. Kjo është padrejtësi, por edhe kërcënim për të ardhmen. Nëse Serbia shpërblehet për veprat e saj diskriminuese e destruktive, ajo vetëm do t’i shtojë ato.

Prandaj, të gjithë njëzëri duhet jo vetëm të mos i ndalim, por t’i intensifikojmë edhe më shumë thirrjet për ta ngritur sensibilizimin lidhur me gjenocidin administrativ që po u shkaktohet bashkëkombasve tanë në Luginë, që po i vuajnë pasojat vetëm për shkak të përkatësisë etnike në një shtet që vetëm dy dekada më parë ka bërë gjenocid dhe ende nuk ka hequr dorë nga kjo ideologji.

Në fakt, ata tash vetëm e kanë ndërruar metodën!

Ne e kemi për detyrë kurrë të mos ndalemi duke kërkuar të drejtat dhe respektimin e shqiptarëve të Luginës, kurrë nuk do të heshtim.

Gjithashtu lexoni:

Osmani: Të evitohen zgjedhjet, vendi të bëhet me president që mbron Kushtetutën

Abdixhiku: LDK-ja tërhiqet nga çdo kërkesë për pozita dhe merr përsipër të kontribuojë pa asnjë përfitim politik në shmangien e krizës aktuale

Tahiri kërkon takim me Deharin për seancën e nesërme

Haxhiu, kritikon qasjen e PDK-së: Stafi i kuvendit të mos përfshihet në përplasjet politike

LDK mbledh sot grupin parlamentar

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?