Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku, gjatë seancës së djeshme ka përdorur një gjuhë ofenduese ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Adnan Rrustemi .
Bunjaku në videon që ka publikuar mediumi Koha, dëgjohet duke i thënë deputetit Adnan Rrustemit të VV-së, ‘’Mshele gojen more magjup’’ e ‘’majmun’’.
Ndaj kësaj gjuhe skandaloze dhe ofenduese ndaj komunitetit Rom ka reaguar deputeti i Lëvizjes Përparimtare të Romëve të Kosovës, Erxhan Galushi njëherit edhe kryetar i kësaj partie.
Deputeti Galushi përmes një reagimi në facebook ka thënë është tejet i shqetësuar më sjelljen e deputetës së LDK-së , Valentina Bunjaku për përdorimin e gjuhës së urrejtjes në debatin e seances së djeshme, kundër deputetit, z.Adnan Rustemi.
Galushi shtoi se: “Fjalori i stilit të rrugës është i papranueshëm brenda tempullit të demokracisë, Kuvendit të Kosovës, dhe i pafalshëm kur nga terminologjia e përdorur nënçmohet e diskriminohet një etni e caktuar. Vërtetë shumë turpëruese”


