Deputeti nga radhët e LDK-s, Avdullah Hoti, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për kemenaxhim të parasë publike.
Sipas tij, Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti menaxhimin e parasë publike po e bën si në kohën e socializmit.
“Menaxhimi i parasë publike nga Qeveria Kurti është sikur në kohën e socializmit. Në atë sistem, ‘qeveria ta thyente këmbën, e mandej ta jepte një shkop për t’u mbajtur’. Kjo e përshkruan në mënyrën më të saktë punën e kësaj qeverie”, ka shkruar Ish-kryeministri i Kosovës në Facebook.
Për këtë që ka thënë Hoti i ka dhënë dy arsye. “Ja pse: 1. Për bizneset: I bllokoi projektet kapitale, si rezultat ekonomisë i mungojnë 500 mil euro, e mandej i ndihmoi bizneset me ligjin për indeksim të kontratave për investime kapitale. Rriti faturat e energjisë për bizneseve, e mandej i subvencionoi bizneset për energji. 2. Për qytetarët: E shtrenjtoi dy herë energjinë, e në anën tjetër i subvencionoi për shpenzimet e energjisë. E dyfishoi tatimin në pronë, e mandej ua fali 100 euro”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Hoti ka thënë se kjo qasje e shpenzimeve publike është socialiste, sepse sipas tij, njerëzit po varfërohen dhe po bëhen të varur nga shteti. “Socializëm është kur 41% e buxhetit shpenzohet në subvencione dhe transfere, e vetëm 15% në investime”, ka shkruar Hoti.



