KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deputeti gjerman: Mobilizimi i ushtrisë serbe – sulm ndaj Evropës
Politikë

Deputeti gjerman: Mobilizimi i ushtrisë serbe – sulm ndaj Evropës

Kosova News
Kosova News 16:42 -02/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti gjerman Adis Ahmetoviq dhe Kryetar i Nënkomitetit për Politikë Ndërkombëtare të Klimës dhe Energjisë, ka shprehur shqetësimin e tij për rritjen e destabilizimit në Evropë. Në një deklaratë për shtyp, Ahmetoviq ka theksuar se loja e rrezikshme e forcave autokratike në Ballkanin Perëndimor po sjell një dimension të ri në këtë krizë të përgjithshme.

Sipas politikanit socialdemokrat  mobilizimi ushtarak i forcave serbe në kufirin verior të Kosovës dhe deklarata e presidentit të “Republika Srpska-s”, Milorad Dodik, për shkëputje, janë sulme të qarta ndaj Evropës liberale demokratike. Këto veprime synojnë të shtyjnë kufijtë dhe kështu të shkaktojnë konflikte të mëtejshme në Evropë.

Ahmetoviq është shprehur se është evidente që ka lidhje të ngushta mes  agresionit rus në Ukrainë dhe konflikteve në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë, por për këtë nuk janë të vetëdijshëm të gjithë në Komisionin e BE-së. Ai është i mendimit  se presidenti rus, Vladimir Putin, ka shfrytëzuar situatën për të krijuar paqartësi dhe tensione në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Me luftën në Ukrianë, Putini e ka kapërcyer portën e parë të sulmit në Evropën Lindore. Me këtë përpjekje të njëkohshme për të ringjallur konflikte të reja në Ballkanin Perëndimor, siç po ndodh aktualisht në Kosovë dhe Bosnjë-Hercegovinë, Perëndimi po vihet përballë një prove të mëtejshme, së cilës ne duhet t’i kundërvihemi me çdo vendosmëri. “

Në këtë kontekst, Ahmetoviq bën thirrje për vendosmëri të shtuar nga Bashkimi Evropian. Ai thekson se porta e dytë për hyrjen në Evropën Lindore është e lëkundur nga agresioni rus dhe konfliktet në Ballkanin Perëndimor. Në këtë situatë, është e rëndësishme që BE-ja të angazhohet në mënyrë më aktive dhe të mbrojë lirinë dhe sigurinë në kontinentin evropian.

Ahmetoviq përsërit thirrjen ndaj palës serbe për deeskalim të menjëhershëm në Kosovë dhe ndalim të grumbullimit të trupave serbe në kufi. Ai shton se kjo jo vetëm që do të ruajë  stabilitetin e rajonit, por gjithashtu do të siguronte kredibilitetin e Serbisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit të mundshëm në Bashkimin Evropian.

Në këtë kohë të vështirë, Ahmetoviq bën thirrje për veprime të menjëhershme nga Gjermania, shtetet e Bashkimit Evropian dhe NATO-ja për të parandaluar përkeqësimin e situatës dhe për të ruajtur paqen dhe sigurinë në Evropë.

Konflikti në Kosovë nisi të përshkallëzohej në datën 24 shtator pas një sulmi ndaj policisë së Kosovës, si pasojë  humbi jetën një polici kosovar./DW

Gjithashtu lexoni:

Osmani: Të evitohen zgjedhjet, vendi të bëhet me president që mbron Kushtetutën

Abdixhiku: LDK-ja tërhiqet nga çdo kërkesë për pozita dhe merr përsipër të kontribuojë pa asnjë përfitim politik në shmangien e krizës aktuale

Tahiri kërkon takim me Deharin për seancën e nesërme

Haxhiu, kritikon qasjen e PDK-së: Stafi i kuvendit të mos përfshihet në përplasjet politike

LDK mbledh sot grupin parlamentar

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?