Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha shprehu shqetësim në lidhje me veprimet e opozitës, duke i akuzuar ata se po e përdorin Listën Serbe si mjet për të dëmtuar punën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Basha në një postim në Facebook, theksoi se kjo është një situatë e dhimbshme, duke sugjeruar se opozita nuk ka asnjë strategji tjetër, përveçse të shërbejë si “mashë” për presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
“Domethënë s’po kanë asgjë tjetër, veç mashën e Vuçiqit! Veç njëherë ka ndodh Vuçiqi me ua dhënë pushtetin, nuk ndodh më”, përfundoi ai.


