KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deputeti britanik mbajti fjalim të fuqishëm për Kosovën, Kurti: Britania ka qenë gjithmonë aleate e vendit tonë
Politikë

Deputeti britanik mbajti fjalim të fuqishëm për Kosovën, Kurti: Britania ka qenë gjithmonë aleate e vendit tonë

Kosova News
Kosova News 10:31 -15/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka falënderuar deputetin britanik, Alex Sobel, i cili gjatë një seance në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar ka mbajtur një fjalim të fuqishëm në favor të Kosovës.

Kurti ka thënë se Mbretëria e Bashkuar gjithmonë ka qenë gjithmonë mbështetëse dhe aleate e vendosur e Kosovës.

“Shumë faleminderit deputetit Alex Sobel, i cili foli për situatën në Kosovë në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar. Mbretëria e Bashkuar ka qenë gjithmonë mbështetëse dhe aleate e vendosur e vendit tone”, ka shkruar Kurti në rrjetin social Twitter.

Many thanks to Labour MP @alexsobel for speaking out about the situation in Kosova in the UK Parliament. ?? has always been a staunch supporter and ally of our country. https://t.co/1MGAeuSHm1

— Albin Kurti (@albinkurti) February 15, 2023

Deputeti Sobel duke folur për Kosovën, ka thënë se është një shtet i ri për të cilin Mbretëria e Bashkuar ka luajtur rol të rëndësishëm për të ndaluar gjenocidin atje para 20 vitesh. Ai ka theksuar se tani situata është duke u tensionuar sërish për shkak të Rusisë, e cila qëndron pas tensioneve në rajon.

Në videon e shpërndarë, ai dëgjohet duke treguar për një vizitë që ka zhvilluar në Kosovë gjatë vitit të kaluar bashkë me disa deputetë të tjerë dhe për takimet e realizuara me kryeministrin e Kosovës, me presidencën dhe KFOR-in, duke shtuar se ka mësuar se situata e sigurisë është përkeqësuar.

“Dua të ndaj shqetësimet e Kosovës se Serbia do të shkaktojë dhunë në Kosovë, duke kërcënuar paqen dhe stabilitetin në vend e rajon.”

Ai më tej ka shtuar se, “Serbia tashmë e ka bërë një gjë të tillë në Bosnje dhe Hercegovinë, përmes ‘Republikës Srbska’ dhe po tenton të njëjtën gjë edhe në Kosovë.”

Më tej, Sobel ka thënë se “serbët në Kosovë trajtohen me respekt dhe se duhet të sigurohen marrëdhëniet midis dy etnive në Kosovë, për një Kosovë stabile.”

Deputeti ka shtuar se serbët me qëllim duan të destabilizojnë Kosovën, duke penguar edhe progresin e dialogut.

“Megjithatë, serbët me qëllim tentojnë të destabilizojnë Kosovën, duke penguar progresin e dialogut, në veçanti propozimin franko-gjerman të mbështetur nga Bashkimi Evropian.”

Deputeti, në fjalën e tij ka kujtuar edhe se zyrtarë të regjimit të sotëm në Serbi, kanë shërbyer për Millosheviqin, ndërsa ka shtuar se sipas tij, Kosova është e gatshme për kompromis.

Gjithashtu lexoni:

Numërohen 10 për qind e votave, këta janë 10 më të votuarit e VV-së

Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës BE-së në Prishtinë uron Kurtin, kërkon formim të shpejtë të institucioneve

Vjosa Osmani “tërhiqet” pas reagimeve, PDK-ja s’ka vija të kuqe

Cakolli: Me votat e diasporës, VV-ja mund të shkojë në rreth 46%, PDK-ja në 21-22%, LDK-ja deri në 19%, AAK-ja nën 6%

KQZ jep detaje se kur mund të certifikohen rezultatet zgjedhore

Kosova News 15/02/2023 15/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

Numërohen 10 për qind e votave, këta janë 10 më të votuarit e VV-së
22:59 -08/06/2026
Gërvalla: Hapet konsultimi publik për Byronë e Pasurisë
21:55 -08/06/2026
Ndalohet në Bërnjak një veturë me targa serbe, pasagjerit i gjenden rreth 30 mijë euro
21:53 -08/06/2026
Rama për Reuters: Shqipëria do të vazhdojë ndërtimin e resortit luksoz, pavarësisht protestave
20:55 -08/06/2026
Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës BE-së në Prishtinë uron Kurtin, kërkon formim të shpejtë të institucioneve
20:12 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?