Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Dimal Basha, ka ironizuar me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, duke i thënë i ka humbur busulla.
Basha përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se Rama njeherë e mashtroi publikun për Lojërat Mesdhetare, e tash për projektin në vlerë 350 milionë euro.
“Ky bashkëpunëtori i LDK-së një herë doli e mashtroj publikun se qysh ky i ka ‘organizu’ Lojërat Mesdhetare, ku kontributin e vetëm në komplet procesin e ka veç një nënshkrim, sikur që e kanë edhe 6 kryetarë të komunave tjera”, ka shkruar Basha.
Ai në këtë rast ka ka përdorë një thënie popullore për të përshkruar idetë dhe atë që po kërkon Përparim Rama.
“Tash paska thanë Qeveria po ma bllokon një projekt që po kushtojka veç 350 milionë euro. Po me pas kanë Kryetar i Londrës kishin ba hajgare m’i lyp 350 milionë euro, e jo për një udhë n’Prishtinë. Qysh ka thanë ai i moçmi, ide edhe unë kam plotë, veç a ki pula”, ka shkruar tutje deputeti Basha.


