KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deputeti Basha: Asnjë reagim nga Borelli dhe tash po kërkon që kriminelët të futën në pazar si palë me kryetarët dhe Policinë e Kosovës   
Politikë

Deputeti Basha: Asnjë reagim nga Borelli dhe tash po kërkon që kriminelët të futën në pazar si palë me kryetarët dhe Policinë e Kosovës   

Kosova News
Kosova News 08:55 -15/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka reaguar sot për heshtjen e shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Joseph Borrell, lidhur me situatën e fundit të rrëmbimit të tre policëve të Kosovës nga Serbia.

Policia e Kosovës ka deklaruar dje se forcat serbe kryen një kidnapim klasik ndaj pjesëtarëve të Policisë, në Leposaviq, në një zonë ku kryhet kontrabandë nga ana e Serbisë.

E pas këtij akti ka pasur reagime të shumta nga të gjitha nivelet në Kosovë, por deri tani nuk ka asnjë reagim nga përfaqësuesit e BE-së që merren me ndërmjetësimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

E për heshtjen e plotë që po bën Borell karshi situatës sot ka reaguar edhe deputeti Dimal Basha.

“Mirëmëngjes qytetarë. Siç po e vëreni, asnjë reagim nga Borelli për tre policët shqiptarë që po mbahen në llogoret e Vuçiqit! Reagimi i tij i vetëm paska ardhë për 5 pikat e Kryeministrit, ku ndër tjera paska shkruar se nëse hiqet policia jonë speciale dhe hiqen kryetarët nga objektet komunale, paralelisht do t’i kërkojnë Vuçiqit që “me përkrah tërheqjen e elementeve radikale!””, ka shkruar Basha.

Ai tutje shtoi se kjo përkthehet, se  Borelli po e pranon që Vuçiqi i dirigjon këto elemente radikale të strukturave  kriminale, dhe se Borelli i paska bë palë kriminelët me kryetarët dhe Policinë e Kosovës, dhe tash po kërkon t’i fus në pazar si palë të barabarta.

“Kjo është ofenduese për shtetin e Kosovës, për Policinë tonë, sepse nuk kemi të bëjmë me palë të barabarta, por Policinë që zbaton ligjin dhe kërkon rend e siguri, dhe kriminelët që synojnë kontroll të asaj hapësire dhe destabilizim të vendit! Kaq për Borellin miq!”, ka shkruar mes tjerash në reagimin e tij Basha.

Gjithashtu lexoni:

Cakolli: Afati për konstituim të Kuvendit përfundon nesër në mesnatë

Kurti: Duhet marrëveshje për presidentin për të shmangur zgjedhjet

Kurti tregon se kur do të mund të mbahet seanca e radhës

Kurti: Pa marrëveshje nuk do ta krijojmë asnjë institucion, po bëj përpjekje për ta shmangur një palë zgjedhje të reja

Miftaraj: Vendi nuk shkon në zgjedhje edhe nëse nuk konstituohet Kuvendi

Kosova News 15/06/2023 15/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
64%
1 km/h
Thu
34 °C
Fri
32 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C

Lajmet e Fundit

Cakolli: Afati për konstituim të Kuvendit përfundon nesër në mesnatë
14:23 -06/08/2026
Kurti: Duhet marrëveshje për presidentin për të shmangur zgjedhjet
14:19 -06/08/2026
Egzon Reshani në paraburgim, dyshohet për tri vepra penale
13:44 -06/08/2026
Kurti tregon se kur do të mund të mbahet seanca e radhës
13:25 -06/08/2026
Kurti: Pa marrëveshje nuk do ta krijojmë asnjë institucion, po bëj përpjekje për ta shmangur një palë zgjedhje të reja
13:15 -06/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?