KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deputeti Bajqinovci e demanton Gazetën “Insajderi”: Bashkëshortja është punësuar në vitit 1999, në këtë pozitë është emëruar para 7 viteve
Politikë

Deputeti Bajqinovci e demanton Gazetën “Insajderi”: Bashkëshortja është punësuar në vitit 1999, në këtë pozitë është emëruar para 7 viteve

Kosova News
Kosova News 15:18 -16/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka reaguar gjatë ditës së sotme ndaj një shkrimi që ka publikuar Gazeta “Insajderi”, ku shkruhet për ngritjen në pozitë të bashkëshortes së deputetit.

Por këtë aludim të gazetës në fjalë e ka përgënjeshtruar  vetë deputeti Bajqinovci, i cili ka publikuar edhe një dokument me të cilin demantohet shkrimi.

“Nga shpifja në shpifje: Lloji i “gazetarëve” që vëllaun i cili jeton në Kanada ma patën punësuar në KEK, sot paskan shpifur për bashkëshorten time. Për të gjithë publikun, pas lajmit të pavërtetë nga gazeta “Insajderi.org” për “avancimin” e bashkëshortes time, dua të sqaroj se bashkëshortja ime pozitën e Kryeinfermieres në Patologji-QKUK e ka mbajtur nga viti 2016 deri sot (më poshtë Vendimi i bashkëngjitur së bashku me vendimin dhe kontratën e punës)”, ka shkruar në reagimin e tij Bajqinovci.

Sipas dokumentit del që bashkëshortja e Bajqinovcit në këtë pozitë është emëruar para 7 viteve, respektivisht si U.D. kryeinfermierës në klinikën e Patologjisë në QKUK.

“Pra, nuk ka pasur asnjë lloj avancimi e aq më pak ndikimi, sepse thjesht është vazhduar mandati i saj përmes një konkursi të brendshëm për pozitën e Kryeinfermieres së Repartit të Patologjisë, që bashkëshortja ime e ka ushtruar që nga viti 2016 deri më sot. Ndërsa në këtë klinikë është e punësuar në vitin 1999”, ka sqaruar tutje Bajqinovci.

Ai vlerëson se gazeta në fjalë ka bërë një tekst plotësisht të pavërtetë, në hyrje të të cilit qysh në fjalinë e parë më cilësojnë “pushtetar të famshëm”, ndërkohë që Bajqinovci sqaron se nuk mban asnjë pozitë ekzekutive, “shpifin se bashkëshortja ime s’do të jetë infermiere e thjeshtë dhe se është “avancuar nga mamie në kryeinfermiere”.

“Këtë shpifje mundohen ta ndërtojnë mbi ndonjë supozim fiktiv që e tërheqin si paralele në publik, duke e përmendur mundësinë e ndikimit nga unë, vetëm e vetëm që shpifja e tyre të marrë kuptim. Prandaj të njëjtën e kanë mveshur me potencialin e gjasës si dekorim për shpifjen me të cilën duan ta dezinformojnë opinionin publik dhe ta dëmtojnë personalitetin tim me akuza të paqena për nepotizëm”, ka shkruar ai.

Deputeti Bajqinovci ka shtuar se është e turpshme lehtësia për të nxjerrë shpifje të tilla kaq të ulëta dhe të përsëritura dhe për këtë shpifje të gazetës “Insajderi.org” do t’i drejtohet KMSHK-së dhe do ndërmarr hapa të mëtutjeshëm.

Gjithashtu lexoni:

Vdes gruaja e lënduar rëndë në aksidentin në Autostradën “Ibrahim Rugova”

Haxhiu ngushëllon familjen Jashari pas ndarjes nga jeta të Sahit Jasharit

Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta

251-vjetori i ushtrisë amerikane, Haradinaj: Mirënjohje për rolin në çlirimin e Kosovës

Qemajl Aliu përshëndet arrestimet për Masakrën e Reçakut: Drejtësia është obligim institucional dhe moral

Kosova News 16/05/2023 16/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
28°C
Pristina
clear sky
28° _ 26°
35%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Gjermania shënon fitore me rezultat të thellë ndaj Kurasaos
21:14 -14/06/2026
Presidenti i Iranit mbron negociatat me SHBA-në
20:54 -14/06/2026
Rama: Sazani mbetet shtetëror, Zvërneci pronë private
19:46 -14/06/2026
Autostrada Shkup–Bllacë drejt realizimit, punimet nisin së shpejti
19:41 -14/06/2026
Xhaka kritikon bashkëlojtarët: Duhet të dëgjoni çfarë thotë trajneri
18:37 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?