KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deputeti anglez: Stop histerisë anti-shqiptare!
Rajon

Deputeti anglez: Stop histerisë anti-shqiptare!

Kosova News
Kosova News 00:00 -20/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Jo të gjithë deputetët e partisë konservatore angleze ndajnë të njëjtin qëndrim me Sekretaren e tyre të Punëve të Brendshme, Suela Braverman, se “shqiptarët që mbërrin me gomone po pushtojnë Anglinë”.

Deputeti konservator Daniel Kawczynski në një komision parlamentar  u tregoi kolegëve të tij për protestën e një jave më parë të shqiptarëve në kryeqytetin anglez.

“Fëmijët e shqiptarëve po bullizohen në shkolla duke u përballur me abuzime të natyrës raciste. U takova me qytetarë shqiptarë në urën Westminster javën e shkuar kur ata paqësisht po demonstronin duke mbajtur në duar flamuj shqiptarë e thonin: “Unë jam një punëtor ndërtimi, infermiere, doktor, jam mësues dhe ne kontribuojmë në këtë vend, ndërsa media na portretizon si kriminelë”.  Unë jam i prekur nga ajo që pash dhe dëgjova në Westminster Breadge nga këta njerëz të cilët punojnë shumë”, citohet të ketë thënë Kawczynski.

Deputeti konservator dënoi gjuhën e përdorur në media dhe komentet për këtë protestë.

“Demonstrata që unë pash është shumë ndryshe nga zhvillimet të cilat u pasqyruan në artikullin e Mail on Sunday, ku këta protestues portretizoheshin si njerëz të cilët krijuan dhunë. Kjo nuk është ajo që unë pash. Njerëz si zoti Nigel Farage përpiqen të lartësojnë këtë histeri anti-shqiptare në faqet e Mail on Sunday. Ata  duhet të jetë shumë, shumë të kujdesshëm në këtë që po bëjnë”, tha ai, raporton tch.

Daniel Kawczynski pati edhe këtë mesazh për ministren e partisë së tij, Suela Braverman.

“Ne të gjithë duam dhënien fund të modelit kriminal të grupeve kriminale por në asnjë mënyrë s’kemi si shembull marrim shqiptarët. Sekretarja e Punëve të Brendshme duhet të fokusohet në detyrat e saja. Duhet të jetë e kujdesshme me gjuhën që ajo përdor”, tha ndër të tjera ai.

Ministria e Punëve të Brendshme e Anglisë tha të enjten se kishte dëbuar 26 shqiptarë në përfundim të dënimit në burgjet angleze. Mes tyre 9 persona mbërritur me gomone javën e shkuar.

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria ratifikon marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën

Vendoset vendkalim kufitar RMV-Greqi në zonën e Liqenit të Prespës, Toshkovski: Në Evropë kufijtë duhet të lidhin vende e jo të ndajnë

Mali i Zi do të prodhojë dronë në bashkëpunim me SHBA-në dhe seria e parë do t’i dhurohet Ukrainës

Kos: Shqipëria po ecën më shpejt me realizimin e reformave të anëtarësimit

Tepiq: Franca ka prova për lidhjet e Vuçiçit me kartelet e drogës

Kosova News 20/11/2022 20/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
88%
2 km/h
Fri
27 °C
Sat
28 °C
Sun
28 °C
Mon
24 °C
Tue
22 °C

Lajmet e Fundit

BE-ja mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale përkundër sanksioneve amerikane
13:09 -06/06/2025
Tentativa e 28-të, nesër mblidhen sërish deputetët
12:54 -06/06/2025
Hakmarrja e Putinit, Rusia bombardon Kievin
12:42 -06/06/2025
Prishtinë, e lidhin me kabllo, nën kërcënimin e armës ia vjedhin 150 euro
12:02 -06/06/2025
Abdixhiku: Kurban Bajrami, festë e sakrificës dhe devotshmërisë
11:59 -06/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?