KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deputetët munguan 525 herë në 29 seanca – KDI kërkon miratimin e Kodit të Sjelljes
Politikë

Deputetët munguan 525 herë në 29 seanca – KDI kërkon miratimin e Kodit të Sjelljes

Kosova News
Kosova News 13:00 -10/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kuvendi i Kosovës gjatë këtij sesioni ka shënuar një rënie në aktivitetin e tij ku për gjithsej 13 javë pune nuk janë organizuar fare seanca.

Nga janari deri në fund të muajit korrik, Kuvendi zhvilloi 29 seanca, 10 prej të cilave ishin seanca plenare, kurse për shkak të mungesës së kuorumit kishte 7 vazhdime të këtyre seancave.

Kështu është thënë në raportin vlerësues të Institutit Demokratik të Kosovës.

Nga ana e tyre u tha se përkundër rekomandimeve të vazhdueshme të KDI-së për planifikim më të mirë dhe racional të punës, rendi i ditës për të gjitha seancat e rregullta ishte i stërngarkuar dhe nuk arriti të trajtohet asnjëherë në tërësi.

Si rezultat, pikat e rendit të ditës kanë vazhduar të barten nga seanca në seancë. Shkak kryesor për mosrealizim të rendit të ditës mbetet mungesa e kuorumit të nevojshëm. Vetëm në këtë sesion deputetët munguan 525 herë, apo mesatarisht për çdo seancë munguan 24,3% e deputetëve.

Hulumtuesja e lartë në KDI, Violeta Haxholli, tha se Kuvendi gjatë këtij sesioni ka shënuar një rënie në aktivitetin e tij, duke vënë theksin se për gjithsej 13 javë pune nuk janë organizuar fare seanca.

“Gjatë këtij sesioni kuvendi ka shfaqur mangësitë e zakonshme, seanca të cilat janë zhvilluar apo kanë përfunduar shume herë në mungesë të kuorumit, deputetët të cilët kanë munguar duke pamundësuar përfundimin e seancave, mbikëqyrje e ulët dhe pak ligje në krahasim me sesionet e kaluara. Gjatë këtij sesioni, kuvendi ka mbajtur gjithsej 29 seanca, 10 prej tyre ishin seanca plenare, 6 të jashtëzakonshme dhe 6 seanca solemne”, ka deklarua ajo.

“Për gjatë sesionit janë miratuar 36 projektligje, 35 prej tyre projektligje dhe një projektkod. Numër ky që është më i ulët se në sesionin e ngjashëm pranveror të vitit 2023 kur ishin miratuar 44 projektligje, shprehur në përqindje, kuvendi ka përmbushur agjendën në 28 për qind por e cila përfshinë projektligje që janë grumbulluar ndër vite. Vetëm tre projektligje që janë miratuar nga sesioni pranveror janë të agjendës së qeverisë të vitit 2024 që do të thotë që vetëm një për qind e agjendës legjislative së qeverisë është përmbushur dhe 99 për qind e kësaj agjende mbetet për trajtim gjatë sesionit vjeshtor”, u shpreh ajo.

Sa i përket mbikëqyrjes parlamentare, Haxholli shtoi se gjatë këtij sesioni nuk u ftua asnjë herë në raportim Kryeministri dhe nuk u organizuan interpelanca.

“Megjithatë, deputetët parashtruan 110 pyetje për Qeverinë, ndonëse numri i pyetjeve krahasuar me sesionin pranveror të vitit të kaluar ishte më i ulët. Pyetjet u përsëritën disa herë për shkak të mungesës së përgjigjeve nga ana e ministrave, duke çuar në rritje të numrit të pyetjeve të parashtruara. Qeveria në përgjithësi ofroi vetëm 33 përgjigje, ndërsa përgjigje nuk kanë ofruar Kryeministri Kurti të cilit i janë parashtruar pyetje 36 herë dhe disa nga ministrat e kabinetit si, ministri Xhelal Sveçla, ministrja Arbërie Nagavci e ministrja Rozeta Hajdari. Ministri Hekuran Murati ka ofruar vetëm dy përgjigje ndonëse i janë parashtruar pyetje 28 herë”, ka theksuar ajo.

Haxholli foli gjithashtu edhe për temat kryesore gjatë këtij sesioni, ndërsa prej tyre u veçuan diskutimet rreth Projektligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave, Projektligji i ri për Këshillin Prokurorial të Kosovës pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese dhe përfundimi i draftimit të Kodit të Sjelljes nga Komisioni për Legjislacion, por i cili ende pret miratimin përfundimtar në seancë.

“Puna e 14 komisioneve parlamentare gjatë sesionit pranveror u kornizua në gjithsej 193 mbledhje në të cilat janë përfshirë edhe dëgjimet publike dhe dëgjimet mbikëqyrëse. Ndërsa komisionet hetimore mbajtën  36 mbledhje. Komisionet ftuan në raportim 15 herë përfaqësuesit e ekzekutivit, mesatarisht një raportim për komision. Gjatë sesionit kanë vazhduar punimet për rikthimin e sistemit të votimit elektronik pas plot 3 viteve qëkur ai ishte jashtë funksionit. Kjo ka bërë qe edhe në këtë sesion të votohet “me dorë”  gjë që në disa raste ka vënë në dyshim numërimin e saktë të votave. Në anën tjetër, disa nga komisionet vazhduan të mos publikojnë procesverbalet dhe transkriptet nga mbledhjet e komisioneve, siç e parasheh Rregullorja e Kuvendit. Ndërsa, Kuvendi vazhdoi të mos publikojë asnjë informacion lidhur me mbledhjet e komisioneve ad-hoc dhe hetimore”.

“Në javën e fillimit të sesionit vjeshtor, KDI kërkon nga Kuvendi të shmang mangësitë që kanë karakterizuar sesionin pranveror dhe sesionet e mëhershme, me planifikim të mirëfilltë të seancave dhe organizim të seancave çdo javë, pjesëmarrje të rregullt të deputetëve në punimet e Kuvendit, rritje të mbikëqyrjes ndaj ekzekutivit, rol më aktiv të kryetarit të Kuvendit në zbatimin e Rregullores, dhe garantimin e transparencës së Kuvendit ndaj publikut”, deklaroi Haxholli.

Në fund, KDI kërkoi nga Kuvendi që ta miratojë gjatë sesionit vjeshtor edhe Kodin e Sjelljes së Deputetëve, i cili për disa muaj po pret miratimin përfundimtar.

Pritet të shpaloset vlerësimi për performancën e Kuvendit gjatë sesionit pranveror

Gjithashtu lexoni:

IKD: Moskonstituimi i Kuvendit deri më 7 gusht shkel Kushtetutën, por procesi duhet të vazhdojë

Tahiri kërkon seancë të jashtëzakonshme sonte në 22:30

Kurti ia ofron PDK-së kryeparlamentarin për president

Nesër vazhdon seanca konstituive

Kurti, pas takimit me Abdixhikun: Ka shpërputhje mes rezultatit përkatës dhe ambicieve konkrete

Kosova News 10/09/2024 10/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
scattered clouds
21° _ 20°
70%
1 km/h
Sat
32 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
37 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA
23:28 -07/08/2026
IKD: Moskonstituimi i Kuvendit deri më 7 gusht shkel Kushtetutën, por procesi duhet të vazhdojë
21:02 -07/08/2026
Tahiri kërkon seancë të jashtëzakonshme sonte në 22:30
20:23 -07/08/2026
Kurti ia ofron PDK-së kryeparlamentarin për president
20:00 -07/08/2026
Nesër vazhdon seanca konstituive
18:29 -07/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?