Pritet të shpaloset vlerësimi për performancën e Kuvendit gjatë sesionit pranveror

Raporti për vlerësimin mbi performancën e Kuvendit të Kosovës, gjatë sesionit pranveror janar-korrik 2024, do të shpaloset këtë të martë. Këtë pritet ta bëjë Instituti Demokratike i Kosovës (KDI). Ngjarja pritet të nis nga ora 11:00, në zyrat e KDI-së, rruga Bajram Kelemendi.