KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Departamenti i Drejtësisë ngre padi për monopol ndaj kompanisë Apple
BotëTeknologji

Departamenti i Drejtësisë ngre padi për monopol ndaj kompanisë Apple

Kosova News
Kosova News 23:18 -21/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Departamenti i Drejtësisë njoftoi se ka depozituar një padi të gjerë gjyqësore ndaj kompanisë Apple, duke e akuzuar kompaninë gjigande të teknologjisë se ka ngritur një monopol të paligjshëm të telefonave inteligjente, duke përjashtuar kështu konkurentët, duke dekurajuar inovacionin, si dhe duke i mbajtur çmimet të larta në mënyrë artificiale.

Padia e paraqitur në gjykatën federale në Nju Xhersi akuzon se kompania Apple ka monopol në tregun e telefonave inteligjentë dhe se ushtron kontrollin ndaj iPhone-it për “t’u angazhuar në një sjellje të paligjshme të gjerë dhe të vazhdueshme”.

“Apple i ka lidhur konsumatorët pas iPhone-it dhe ndërkohë i ka përjashtuar konkurentët nga tregu”, tha zëvendës prokurorja e përgjithshme, Lisa Monaco. Duke ndalur përparimin e të njëjtit treg që kjo kompani revolucionarizoi, tha zonja Monaco, kompania Apple “i ka marrë frymën një industrie të tërë”.

Kompania Apple u shpreh se padia “është e gabuar, si për nga faktet ashtu edhe nga kuadri ligjor” dhe tha se “do të mbrohet me forcë ndaj saj”.

Padia e gjerë ka në objektiv mënyrat se si kompania Apple i jep formë teknologjisë së saj dhe marrëdhënieve të biznesit për të “përfituar më shumë para nga konsumatorët, prodhuesit e programeve dhe përmbajtjes, artistët, botuesit, bizneset e vogla dhe tregtarët, ndër të tjerë”.

Këtu përfishet rënia e funksionimit të orave inteligjente që nuk janë të kompanisë Apple, kufizimi i qasjes për pagesat virtuale nga portofolët digjitalë të palëve të treta, si dhe refuzimi që të lejojë që aplikacioni i saj i mesazheve, iMessage, të shkëmbejë mesazhe të kriptuara me platformat e tjera konkurente.

Padia synon të ndalë sabotimin nga kompania Apple të teknologjive që konkurojnë me vetë aplikacionet e saj – në fusha si shikimi i videove nëpërmjet internetit, mesazhet dhe pagesat digjtale – si dhe t’i ndalojë marrëdhëniet kontraktuale me prodhuesit e programeve dhe të aksesorëve, si dhe me klientët që do t’i mundësonin “të fitonte, të mbante, të zgjeronte apo të thellonte monopolin”.

Padia e paraqitur së bashku me prokurorët e përgjithshëm të 16 shteteve është shembulli më i fundit i zbatimit të ashpër të ligjeve anti-monopol nga Departamenti i Drejtësisë, i cili u është kundërvënë edhe kompanive Amazon, Google dhe gjigandëve të tjerë të teknologjisë, me objektivin për ta bërë universin digjital më të drejtë, më novator dhe më konkurues.

Kompania Apple tha se padia do të “dëmtojë kapacitetet tona për të krijuar teknologjinë që njerëzit presin nga Apple – ku ndërthuren paisjet, programet dhe shërbimet”, si dhe do të krijojë “një precedent të rrezikshëm, duke e fuqizuar qeverinë që të vepronjë me një dorë të rëndë në projektimin e teknologjisë për njerëzit”.

“Tek Apple, ne shpikim gjëra të reja çdo ditë, për të krijuar teknologjinë që njerëzit dashurojnë – duke krijuar produkte që ndërveprojnë vetiu me njëra-tjetrën, duke mbrojtur privatësinë dhe sigurinë e njerëzve, si dhe duke krijuar një përvojë magjike për përdoruesit”, thuhet në deklaratën e kompanisë. “Kjo padi rrezikon atë çfarë ne jemi dhe parimet që i diferencojnë produktet e Apple-it në tregje jashtëzakonisht konkurente”/ voa

Gjithashtu lexoni:

Bisedimet shtyhen për nesër — Rusia dhe Ukraina në tryezën e paqes në Stamboll – Shpresë për fundin e luftës pas tre vitesh gjakderdhje

Putini refuzon të takohet me Zelenskyn

Zelensky: Ukraina e gatshme për negociata por Rusia nuk dëshiron armëpushim

Shqiptari e përndjek një vajzë për muaj, arrestohet në Dubrovnik për tentim vrasje

Shqiptari në SHBA futet me armë në aeroplan, momenti kur arrestohet dhe i gjendet revolja – VIDEO

Kosova News 21/03/2024 21/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
light rain
13° _ 12°
91%
1 km/h
Fri
11 °C
Sat
15 °C
Sun
17 °C
Mon
19 °C
Tue
18 °C

Lajmet e Fundit

Krasniqi përjashton mundësinë e koalicionit me Vetëvendosjen
23:11 -15/05/2025
Bisedimet shtyhen për nesër — Rusia dhe Ukraina në tryezën e paqes në Stamboll – Shpresë për fundin e luftës pas tre vitesh gjakderdhje
22:55 -15/05/2025
Von der Leyen publikon foton me liderët e Ballkanit Perëndimor në Tiranë
22:53 -15/05/2025
Putini refuzon të takohet me Zelenskyn
22:51 -15/05/2025
Policia konfiskohen 18 motoçikleta në Ferizaj
22:48 -15/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?